Psalmet 132:1-18

  • Zgjidhet Davidi dhe Sioni

    • «Mos e hidh poshtë të mirosurin tënd» (10)

    • Priftërinjtë e Sionit stolisen me shpëtim (16)

Këngë e ngjitjeve. 132  O Jehova, kujtoje Davidindhe të gjitha vuajtjet e tij,+   se si t’u betua ty, o Jehova,si iu zotua të Fuqishmit të Jakobit:+   «Nuk do të hyj në tendë, në shtëpinë time.+ Nuk do të shtrihem në divan, në shtratin tim.   Gjumë në sy nuk do të vë,qepallat nuk do të më dremitin   derisa të gjej një vend për Jehovain,një shtëpi madhështore* për të Fuqishmin e Jakobit.»+   Ja, dëgjuam se gjendej* në Efratah;+e gjetëm në lëndinat e pyllit.+   Le të shkojmë në shtëpinë e tij!*+ Le të përkulemi te stoli i tij i këmbëve!+   Ngrihu, o Jehova, eja në vendin ku do të banosh,+ti bashkë me Arkën, simbolin e forcës sate.+   Priftërinjtë e tu le të stolisen me drejtësi,besnikët e tu le të brohorasin me gëzim. 10  Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd,mos e hidh poshtë të mirosurin* tënd.+ 11  Jehovai i është betuar Davidite kurrë nuk do ta shkelë fjalën e tij: «Një nga pasardhësit e tu*do ta vë në fronin tënd.+ 12  Nëse bijtë e tu do ta respektojnë besëlidhjen timee do t’i zbatojnë përkujtuesit që do t’u jap,*+edhe bijtë e tyre do të ulen në fronin tënd përgjithmonë.»+ 13  Jehovai e ka zgjedhur Sionin,+sepse donte me zjarr ta kishte banesën e vet:+ 14  «Këtu do të banoj përjetë;në atë vend dua me zjarr të qëndroj.+ 15  Do të derdh bekime mbi qytet;të varfrit e tij do t’i ngop me bukë.+ 16  Priftërinjtë do t’ia stolis me shpëtim,+besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.+ 17  Atje do t’ia shtoj fuqinë* Davidit;për të mirosurin tim, një llambë kam bërë gati.+ 18  Armiqtë e tij do t’i mbuloj me turp,kurse në kokën e tij do të rrezatojë gjithnjë kurora.»*+

Shënime në fund të faqes

Ose «një tabernakull të madhërishëm».
Ka të ngjarë t’i referohet Arkës.
Ose «tabernakullin e tij të madhërishëm!»
Fjalë për fjalë «Një fryt të barkut tënd».
Fjalë për fjalë «do t’u mësoj».
Fjalë për fjalë «do t’ia lartësoj bririn».
Ose «diadema».