Psalmet 68:1-35

  • ‘U hallakatshin armiqtë e Perëndisë’

    • «Ati i jetimëve» (5)

    • Perëndia u jep strehë fillikatëve (6)

    • Gratë shpallin lajmin e mirë (11)

    • «Dhurata në njerëz» (18)

    • ‘Jehovai mban barrën tonë’ (19)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë. 68  Le të ngrihet Perëndia e u hallakatshin armiqtë e tij! Ia mbathshin nga ai të gjithë ata që e urrejnë!+   I shpërndafsh armiqtë e tu, o Perëndi,ashtu si era davarit tymin! U shofshin të ligjtë para teje,ashtu si shkrihet dylli pranë zjarrit!+   Por të drejtët gëzofshin e ngazëllofshin!+ Brohoritshin plot hare para Perëndisë!   Këndojini Perëndisë! Për emrin e tij lavde këndoni!*+ Këndojini Atij që kalëron nëpër shkretëtirë!* Jah* është emri i tij!+ Para tij gëzoni!   Perëndia në banesën e tij të shenjtë+është ati i jetimëve* dhe mbrojtësi* i vejushave.+   Perëndia u jep strehë mbi kokë atyre që janë fillikat,+i çliron të burgosurit dhe u jep mbarësi,+kurse kokëfortët* kanë për të banuar në tokë të zhuritur.+   Kur popullit tënd i prive, o Perëndi,+kur në shkretëtirë marshove, (Selah)   toka u tund dhe u shkund e tëra,+kataraktet e qiellit u hapën* prej teje, o Perëndi;Sinai u lëkund para Perëndisë, po, Perëndisë së Izraelit.+   O Perëndi, ti solle shira të bollshmee popullit tënd* të rraskapitur i dhe jetë, e gjallërove. 10  Ata banuan me tenda në kampin tënd,+e të varfërve ti iu bëre krah, o Perëndi, falë mirësisë sate. 11  Jehovai i jep urdhrin* popullit të tij;një ushtri e madhe janë gratë që shpallin lajmin e mirë.*+ 12  Mbretërit e ushtrive ia mbathin,+ po, me të katra ia mbathin;gratë që qëndrojnë në shtëpi, ndajnë plaçkën e luftës.+ 13  Edhe pse ju, o burra, flinit jashtë pranë zjarrit të kampit,*do të merrni si shpërblim një pëllumb me krahë argjendi,një pëllumb me pendë ari të kulluar.* 14  Kur i Plotfuqishmi i hallakati mbretërit në vend,+Zalmonin e mbuloi bora.* 15  Ky mal i Bashanit+ është mali i Perëndisë;*malet e Bashanit kanë kreshta të larta. 16  O male me kreshta, pse shikoni gjithë zili? Pse shikoni gjithë zili malin* që Perëndia ka zgjedhur si shtëpinë e vet?+ Po, atje Jehovai do të banojë përgjithnjë.+ 17  Karrocat e luftës së Perëndisë janë dhjetëra mijë, po, mijëra e mijëra.+ Jehovai ka ardhur nga Sinai në vendin e shenjtë.+ 18  Ti u ngjite lart+ e more me vete robër,more dhurata në njerëz+ e madje edhe kokëfortët,+që ti të banoje mes tyre, o Perëndi Jah! 19  Lëvduar qoftë Jehovai, që mban barrën tonë ditë për ditë,+Perëndia i vërtetë i shpëtimit tonë! (Selah) 20  Perëndia i vërtetë është për ne Perëndi që sjell shpëtim;+Jehovai, Zotëria Sovran, na çliron nga kthetrat e vdekjes.+ 21  Perëndia do t’ua shtypë kokën armiqve të tij, po, do t’ia shtypë çaçkën e kokës kujtdo që ngul këmbë në udhën e vet mëkatare.+ 22  Jehovai ka thënë: «Do t’i kthej mbrapsht armiqtë nga Bashani,+nga thellësitë e detit do t’i nxjerr, 23  që këmbët t’i lani në gjakun e tyre,+e madje qentë tuaj të lëpijnë gjakun e këtyre armiqve.» 24  Marshimet triumfuese të popullit tënd, o Perëndi, të gjithë i shohin,marshimet e popullit të Perëndisë tim, Mbretit tim, në vendin e shenjtë.+ 25  Këngëtarët prijnë dhe muzikantët që u bien instrumenteve me tela, i ndjekin pas;+mes tyre vashat u bien dajreve.+ 26  Lëvdoni Perëndinë në kongregacionin e madh;*lëvdoni Jehovain, ju që keni jetë falë Burimit të Izraelit!+ 27  Ja, Beniamini,+ më i vogli, tek i bën zap* popujt,bashkë me princat e Judës dhe turmën e hareshme që i shoqëron,bashkë me princat e Zabulonit dhe princat e Neftalit. 28  Perëndia juaj ka dekretuar që të jeni të fortë. Tregoje forcën, o Perëndi, ti që na u bëre krah.+ 29  Për tempullin tënd në Jerusalem,+mbretërit do të të sjellin dhurata.+ 30  Qortoji egërsirat që rrinë mes kallamave,tufën e demave+ dhe viçat e tyre,që popujt të përkulen thellë e të sjellin argjend,se ti i hallakat popujt luftëdashës. 31  Nga Egjipti do të sjellin sende prej bronzi;*+Kushi s’do të vonojë të sjellë dhurata për Perëndinë. 32  O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë,+për Jehovain lavde këndoni,* (Selah) 33  për Atë që kalëron mbi të lashtin qiell të qiejve!+ Ja, zëri i tij, po, zëri i tij madhështor gjëmon. 34  Pranoni se Perëndia është plot fuqi,+gjithë Izraelin mbulon me madhështinë e tij;fuqia e tij shpaloset në qiej.* 35  Perëndia të ngjall nderim të thellë nga e madhërishmja shenjtërore e tij.+ Vetë Perëndia i Izraelit i jep popullit forcë, po, i jep fuqi.+ Lëvduar qoftë Perëndia!

Shënime në fund të faqes

Ose «luani melodi!»
Një mundësi tjetër «mbi re!»
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «i fëmijëve pa baba».
Fjalë për fjalë «gjykatësi».
Ose «rebelët».
Fjalë për fjalë «qielli pikoi».
Fjalë për fjalë «trashëgimisë sate».
Domethënë, urdhrin për të shkuar në betejë.
Domethënë, lajmin e fitores.
Një mundësi tjetër «mes vathave të dhenve».
Ose «ari verdhosh».
Ose «ishte si të binte borë në Zalmon».
Ose «mal madhështor».
Domethënë, malin Sion.
Fjalë për fjalë «në asamble».
Ose «i sundon».
Një mundësi tjetër «do të vijnë ambasadorë».
Ose «luani melodi».
Fjalë për fjalë «në re».