Psalmet 75:1-10

  • Perëndia gjykon me drejtësi

    • Të ligjtë do të pinë kupën e Jehovait (8)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Asafit.+ Këngë. 75  Ty të falënderojmë, o Perëndi, ty të falënderojmë! Emri yt është me ne;+njerëzit u bëjnë jehonë veprave të tua të mahnitshme.   Ti thua: «Pasi caktoj një kohë për të gjykuar,unë gjykoj me drejtësi.   Kur toka dhe tërë banorët e saj tronditeshin,*unë vetë ia mbaja të patundura shtyllat.» (Selah)   Atyre që mburren, u them: «Mos u mburrni»,dhe të ligjve: «Mos e lartësoni veten për fuqinë* tuaj!   Mos e lartësoni kaq shumë veten për fuqinë* tuaj,mos flisni me arrogancë,   sepse lartësimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi e as nga jugu,   pasi Gjykatës është vetë Perëndia;+njërin e ul, kurse tjetrin e lartëson.+   Jehovai ka në dorë një kupë,+një kupë me verë aromatike që shkumëzon. Ai do ta derdhë patjetër,dhe të ligjtë në mbarë tokën do ta pinë deri në pikën e fundit.»*+   Unë do t’i shpall këto gjëra gjithnjë;do t’i këndoj lavde* Perëndisë së Jakobit që thotë: 10  «Të ligjve do t’ua pres fuqinë,*kurse të drejtëve do t’ua shtoj fuqinë.»*

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shkriheshin».
Fjalë për fjalë «Mos e lartësoni bririn». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Mos e lartësoni bririn». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «deri në llum».
Ose «do t’i luaj melodi».
Fjalë për fjalë «brirët».
Fjalë për fjalë «do t’ua lartësoj brirët».