Psalmet 106:1-48

  • Izraelitët nuk tregojnë çmueshmëri

    • I harruan shpejt veprat e Perëndisë (13)

    • Këmbejnë lavdinë e Perëndisë me shëmbëlltyrën e një demi (19, 20)

    • S’besuan në premtimin e Perëndisë (24)

    • Nisën të adhuronin Baalin (28)

    • Fëmijët ua flijonin demonëve (37)

106  Lëvdoni Jah!* Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë!+ Dashuria e tij besnike zgjat përjetë!+   Kush i shpall dot të gjitha bëmat e fuqishme të Jehovait?! Kush u bën dot jehonë tërë veprave të tij të lavdishme?!+   Lum ata që veprojnë me drejtësi! Lum ata që bëjnë gjithmonë atë që është e drejtë!+   Kujtomë, o Jehova, kur të tregohesh zemërmirë me popullin tënd!*+ Kujdesu për mua me dorën tënde shpëtimtare,   që të shijoj mirësinë që u tregon të zgjedhurve të tu,+që të gëzoj bashkë me kombin tënde të të lëvdoj gjithë krenari* bashkë me trashëgiminë tënde!   Kemi mëkatuar njësoj si paraardhësit tanë.+ Kemi gabuar, po, kemi vepruar me ligësi.+   Paraardhësit tanë në Egjipt nuk i çmuan* mrekullitë e tua;nuk sollën ndër mend sa e pakufishme është dashuria jote besnike,por ngritën krye kur ishin afër detit, afër Detit të Kuq.+   Prapëseprapë, Perëndia i shpëtoi për hir të emrit të vet,+që të bënte të njohur sa i fuqishëm është.+   Detin e Kuq e qortoi, dhe ai u kthye në tokë të thatë;u priu përmes thellësive të tij si të ecnin nëpër shkretëtirë;+ 10  nga kthetrat e armikut i shpëtoi+dhe i shpengoi* nga dora e kundërshtarit.+ 11  Ujërat u lëshuan mbi kundërshtarët,e asnjë prej tyre nuk mbeti gjallë.+ 12  Atëherë ata treguan besim te premtimi i tij+dhe nisën t’i këndonin lavde.+ 13  Mirëpo shpejt i harruan ato që bëri+e nuk pritën që ai t’i drejtonte.* 14  U dorëzuan para dëshirave egoiste në shkretëtirë;+Perëndinë e vunë në provë në vendin e shkretë.+ 15  Ai ua dha ç’u deshi shpirti,por më pas i goditi me një sëmundje që i treti fare.+ 16  Pastaj i pushtoi xhelozia për Moisiundhe për Aronin,+ të shenjtin e Jehovait.+ 17  Atëherë toka hapi gojën dhe gëlltiti Datanin,u mbyll sipër njerëzve që u bashkuan me Abiramin.+ 18  Një zjarr shpërtheu mes tyre,dhe flakët i përpinë gjithë të ligjtë.+ 19  Bënë një statujë viçi në Horeb,para një statuje prej metali* u përkulën;+ 20  lavdinë e Perëndisë e këmbyen me shëmbëlltyrën e një demi që ha veçse bar.+ 21  Ata e harruan Perëndinë,+ Shpëtimtarin e tyre,atë që bëri gjëra të mëdha në Egjipt,+ 22  atë që bëri mrekulli në vendin e Kamit,+vepra të mahnitshme në Detin e Kuq.+ 23  Para se ai të jepte urdhër që të shfaroseshin,Moisiu, i zgjedhuri i tij, iu përgjërua* që ta ndalte tërbimin e të mos i shuante krejt.+ 24  Më pas e përçmuan atë vend aq të dëshirueshëm;+në premtimin e Tij nuk treguan aspak besim.+ 25  Qaheshin e qaheshin në tendat e tyre,+e zërit të Jehovait nuk ia vinin veshin.+ 26  Prandaj ai u betua* se do të binin të vdekur në shkretëtirë,+ 27  se pasardhësit e tyre do të merrnin fund mes kombevedhe se do t’i shpërndante vend më vend.+ 28  Ata nisën të adhuronin* Baalin e Peorit+dhe hëngrën flijimet që u ofroheshin të vdekurve.* 29  E provokuan Perëndinë me veprimet e tyre,+prandaj popullin e pllakosi një plagë.+ 30  Por plaga u ndal kur Finehasi u çua e ndërhyri,+ 31  e për këtë u konsiderua i drejtë*brez pas brezi, përjetë.+ 32  Në ujërat e Meribës* e provokuan,e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu,+ 33  sepse aq shumë ia plasën shpirtin,*saqë ai foli pa u menduar.+ 34  Ata nuk i shfarosën popujt,+ siç i kishte urdhëruar Jehovai,+ 35  por me kombet u përzien+ dhe morën* zakonet e tyre.+ 36  U shërbenin idhujve të tyre,+ që u bënë lak për ta.+ 37  Ua flijonin demonëve djemtë e vajzat e tyre.+ 38  Vazhduan të derdhnin gjak të pafaj,+gjakun e djemve dhe të vajzave të tyre,që ua flijonin idhujve të Kananit,+dhe tërë vendi u ndot nga gjaku që u derdh në të. 39  Me sjelljen e tyre u bënë të papastër,me veprimet e tyre tradhtuan Perëndinë.*+ 40  Prandaj Jehovait iu ndez zemërimi aq shumë kundër popullit,saqë iu neverit trashëgimia e vet. 41  Ai i dorëzoi herë pas here në dorë të kombeve,+që t’i sundonte kushdo që i urrente.+ 42  Armiqtë i shtypnin,po, dorës së tyre u nënshtroheshin. 43  Sa e sa herë i shpëtoi,+e përsëri ata ngrinin krye e nuk bindeshin;+nga faji i tyre mbuloheshin gjithë poshtërim.+ 44  Por Ai e shihte sa shumë vuanin+dhe e dëgjonte thirrjen e tyre për ndihmë.+ 45  Për hir të tyre, ai kujtonte besëlidhjen e tij,e nga dashuria e tij e madhe besnike, i dhimbseshin.*+ 46  I nxiste ata që i mbanin në robëri,që t’u vinte keq për ta.+ 47  Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë!+ Na mblidh nga kombet,+ që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtëe të të lëvdojmë plot hare!+ 48  Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,për gjithë përjetësinë!*+ Tërë populli të thotë: «Amin!»* Lëvdoni Jah!*

Shënime në fund të faqes

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «t’i tregosh miratim popullit tënd».
Ose «të mburrem për ty».
Ose «nuk e kapën domethënien».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «nuk morën parasysh vullnetin e tij».
Ose «shtatoreje të derdhur».
Fjalë për fjalë «qëndroi në të çarën para tij».
Fjalë për fjalë «ngriti dorën».
Ose «u bashkuan me».
Domethënë, flijime që u ofroheshin qoftë të vdekurve, qoftë perëndive të pajeta.
Ose «e kjo iu llogarit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
Do të thotë «grindje».
Ose «mësuan».
Ose «u sollën si prostitutë ndaj Perëndisë». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
Ose «i vinte keq për ta».
Ose «jetë e mot!»
Ose «Ashtu qoftë!»
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.