Psalmet 101:1-8
Psalm i Davidit. Këngë.
101 Për dashurinë besnike dhe drejtësinë do të këndoj.
Ty, o Jehova, do të të lëvdoj me këngë.*
2 Do të eci në udhën e pafajësisë* e të maturisë.
Kur do të më vish në ndihmë?
Edhe brenda shtëpisë sime do të eci në udhën tënde me një zemër plot integritet.*+
3 Para syve të mi nuk do të vë asgjë të kotë.*
I urrej veprimet e atyre që largohen nga rruga e drejtë,+ndaj nuk do të kem të bëj fare me ta.*
4 Do t’i mbaj larg njerëzit me zemër dredharake;nuk do të pranoj të merrem me* asnjë të keqe.
5 Do t’ia mbyll gojën* atij që shpif për shokun prapa krahëve;+do ta kem zët atë që ka sy krenarë dhe zemër arrogante.
6 Do t’i shoh me sy të mirë gjithë besnikët në vend,që ata të banojnë bashkë me mua.
Kush ecën në udhën e pafajësisë,* do të më shërbejë.
7 Asnjë mashtrues s’do të banojë në shtëpinë time;asnjë gënjeshtar s’do të rrijë para meje.*
8 Çdo mëngjes do t’i heq qafe* gjithë të ligjtë në vend,që t’i zhduk gjithë keqbërësit nga qyteti i Jehovait.+
Shënimet
^ Ose «do të të luaj melodi».
^ Ose «e integritetit».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «të pavlerë».
^ Ose «ato nuk i lë të më afrohen».
^ Fjalë për fjalë «nuk do të njoh».
^ Ose «do ta heq qafe».
^ Ose «ecën me integritet».
^ Fjalë për fjalë «para syve të mi».
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».