Psalmet 145:1-21

  • Të lëvdojmë Perëndinë, Mbretin e madh

    • ‘Do t’i bëj jehonë madhështisë së Perëndisë’ (6)

    • «Jehovai është i mirë me të gjithë» (9)

    • Besnikët do të të thurin lavde (10)

    • Mbretëria e përjetshme e Perëndisë (13)

    • Dora e Perëndisë plotëson çdo dëshirë (16)

Lavd, psalm i Davidit. א [Alef] 145  Unë do të të lartësoj, o Perëndia im, o Mbreti im!+ Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+ ב [Beth]   Gjithë ditën e ditës do të të përlëvdoj!+ Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+ ג [Gimel]   I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet!+ Madhështia e tij është e pahetueshme!*+ ד [Daleth]   Brezat me radhë do të të lëvdojnë për veprat e tuae do të flasin për bëmat e tua të fuqishme.+ ה [He]   Ata do të tregojnë për madhështinë tënde të shkëlqyer e të lavdishme,+dhe unë do të meditoj* për veprat e tua të mrekullueshme. ו [Ua]   Ata do të flasin për veprat e tua mbresëlënëse,dhe unë do t’i bëj jehonë madhështisë sate. ז [Zajin]   Kur mirësinë tënde të madhe të kujtojnë, fjalët do t’u vërshojnë lumë,+dhe gjithë gëzim do të brohorasin për drejtësinë tënde.+ ח [Heth]   Jehovai është i dhembshur* dhe i mëshirshëm,+nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashuri besnike.+ ט [Teth]   Jehovai është i mirë me të gjithë,+dhe tërë veprat e veta pasqyrojnë mëshirën e tij. י [Jod] 10  O Jehova, të gjitha veprat e tua do të të përlëvdojnë,+dhe besnikët e tu do të të thurin lavde.+ כ [Haf] 11  Kudo do të shpallin sa e lavdishme është mbretëria jote+dhe do të flasin gjithnjë për fuqinë tënde,+ ל [Lamed] 12  që t’i tregojnë gjithë botës për veprat e tua të fuqishme+dhe për mbretërinë tënde+ të lavdishme e të shkëlqyer. מ [Mem] 13  Mbretëria jote është e përjetshmedhe nga brezi në brez ti je supremi.+ ס [Sameh] 14  Jehovai u bëhet krah të gjithë atyre që po bien;+ai i ngre të gjithë ata që janë kërrusur nga hallet.+ ע [Ajën] 15  Plot shpresë, të gjithë i mbajnë sytë nga ti,se ti u jep ushqim në kohën e duhur.+ פ [Pe] 16  Ti hap dorën dhe plotëson dëshirën e çdo krijese.+ צ [Cade] 17  Jehovai është i drejtë në të gjitha udhët e veta+dhe besnik në çdo gjë që bën.+ ק [Kof] 18  Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin,+po, tërë atyre që e thërrasin me sinqeritet.*+ ר [Resh] 19  Ai ua plotëson dëshirat atyre që e nderojnë thellësisht;*+i dëgjon thirrjet e tyre për ndihmë dhe ai vetë i çliron.+ ש [Shin] 20  Jehovai i mbron të gjithë ata që e duan,+kurse të ligjtë do t’i shfarosë krejt.+ ת [Ta] 21  Me gojën time, do t’i bëj jehonë lavdisë së Jehovait;+çdo krijesë* le të lëvdojë emrin e tij të shenjtë në jetë të jetëve!+

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk rroket dot me mend!»
Ose «do të mendoj thellë».
Ose «hirmadh».
Ose «me të vërtetë».
Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «çdo mish».