Psalmi 12:1-8

  • Jehovai fillon të veprojë

    • «Të kulluara janë fjalët e Jehovait» (6)

Për mjeshtrin e korit; të akordohet në sheminith.* Këngë e Davidit. 12  Më shpëto, o Jehova, se s’ka mbetur më asnjë besnik;besnikët janë zhdukur nga njerëzia.  2  Të gjithë ngopin njëri-tjetrin me gënjeshtra,e veç fjalë lajkatuese* nxjerrin nga zemrat e tyre dinake.*+  3  Por Jehovai do t’i presë gjuhët lajkatuese,do t’i qepë buzët mburracake+  4  dhe do t’i shfarosë ata që thonë: «Falë gjuhës do t’ia dalim mbanë. Nga buzët mund të nxjerrim ç’të duam. E kush do të jetë zot mbi ne?!»+  5  «Të munduarit shtypen,të varfrit psherëtijnë,+ndaj unë do të ngrihem,—thotë Jehovai. Nga duart e atyre që i përbuzin,* do t’i shpëtoj.»  6  Të kulluara janë fjalët e Jehovait,+si argjendi në furrë balte* rafinuar,si argjendi shtatë herë pastruar.  7  Ti, o Jehova, do t’i ruash ata;+do t’i mbrosh përherë nga ky brez i lig.  8  Të ligjve nuk u vë fre njeri,se bijtë e njerëzve ngrenë në qiell poshtërsinë.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «flasin me buzë lajkatare».
Fjalë për fjalë «nga një zemër dhe një zemër».
Ose «i përqeshin».
Një mundësi tjetër «në një furrë shkrirjeje në tokë».