Psalmi 113:1-9

  • Perëndia e ngre të përvuajturin

    • Emri i Jehovait të lëvdohet përgjithmonë (2)

    • Perëndia përkulet (6)

113  Lëvdoni Jah!* Thurini lavde Jehovait, o shërbëtorë të tij! Lëvdoni emrin e Jehovait!  2  Lëvduar qoftë emri i Jehovait tani e përgjithmonë!+  3  Lëvduar qoftë emri i Jehovait nga lindja në perëndim!+  4  Jehovai është lartësuar mbi të gjitha kombet!+ Lavdia e tij ngrihet mbi qiejt!+  5  Kush është si Jehovai, Perëndia ynë,+që banon* atje lart?!  6  Ai përkulet për të vështruar qiellin dhe tokën,+  7  për ta ngritur të përvuajturin nga pluhuri. E merr të varfrin nga grumbulli i hirit* dhe e larton+  8  që ta vërë të ulet me fisnikët,me fisnikët e popullit të vet.  9  Gruan shterpë e bën një nënë të gëzuar;i jep një shtëpi plot me fëmijë.*+ Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «rri në fron».
Një mundësi tjetër «nga vendi i plehrave».
Fjalë për fjalë «me bij».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.