Psalmet 15:1-5

  • Kush mund të jetë mysafir në tendën e Jehovait?

    • Ai që thotë të vërtetën (2)

    • Ai që nuk shpif (3)

    • Ai që i mban premtimet (4)

Këngë e Davidit. 15  O Jehova, kush mund të jetë mysafir në tendën tënde? Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?+   Ai që jeton me nder,*+që vepron me drejtësi,+që i thotë të vërtetën zemrës së vet;*+   që nuk shpif* për askënd,+që nuk i bën asnjë të keqe tjetrit,*+që nuk ua njollos emrin shokëve;*+   që nuk pranon të rrijë me njeriun e pështirë,+që respekton ata që nderojnë thellësisht Jehovain,*që nuk del nga fjala* edhe sikur t’i dalë për keq;+   që nuk jep hua me kamatë+dhe nuk pranon ryshfet kundër të pafajshmit.+ Ai që vepron kështu, nuk do të lëkundet kurrën e kurrës.+

Shënimet

Ose «me integritet». Shih Fjalorthin.
Ose «është i ndershëm me veten». Fjalë për fjalë «thotë të vërtetën në zemrën e vet».
Ose «nuk i turpëron shokët».
Ose «të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nuk shpif me gjuhën e tij».
Fjalë për fjalë «i frikësohen Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «betimi».