Psalmet 82:1-8

  • Thirrje për të gjykuar me drejtësi

    • Perëndia gjykon në mes të «perëndive» (1)

    • «Mbroni të përvuajturit» (3)

    • «Ju jeni perëndi» (6)

Këngë e Asafit.+ 82  Perëndia zë vend në mes të asamblesë së tij*+e në mes të perëndive* gjykon:+   «Deri kur do të gjykoni me padrejtësi?+ Deri kur do t’u mbani anën të ligjve?+ (Selah)   Mbroni* të përvuajturit e jetimët!*+ Jepuni të drejtën të pambrojturve e të mjerëve!+   Shpëtojini të përvuajturit dhe të varfritdhe çlirojini nga duart e të ligjve.»   Por ata* nuk dinë e nuk kuptojnë,+dhe vazhdojnë të enden në errësirë;ja pse gjithë themelet e drejtësisë* po shkunden.+   «Unë thashë: ‘Ju jeni perëndi,*+jeni të gjithë bij të Më të Lartit.   Por ju keni për të vdekur si gjithë njerëzit e tjerë,+keni për të marrë fund si çdo princ tjetër.’»+   Ngrihu, o Perëndi, dhe gjykoje tokën,+sepse të gjitha kombet të përkasin ty.

Shënime në fund të faqes

Ose «në asamblenë e Hyjnorit».
Ose «të atyre që ngjajnë si perëndi». Ka të ngjarë t’u referohet gjykatësve njerëzorë në Izrael.
Ose «Jini gjykatës të drejtë për».
Ose «fëmijët pa baba!»
Domethënë, perënditë që përmenden në vargun 1.
Ose «themelet e tokës».
Ose «Ju jeni si perëndi».