Psalmet 80:1-19
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambakët.» Përkujtues. Psalm i Asafit.+ Këngë.
80 O Barí i Izraelit, ti që i prin Jozefit si të ishte një kope,+ dëgjo!
Rrezato,* ti që ulesh në fron mbi kerubinë!*+
2 Tregoje fuqinë tënde si më parë+para Efraimit, Beniaminit e Manaseut.
Eja e na shpëto!+
3 O Perëndi, na jep sërish pëlqimin tënd!+
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+
4 O Jehova, Perëndi i ushtrive,deri kur do të të vlojë zemërimi kundër popullit tënd?
Deri kur do ta hedhësh tej* lutjen e tij?+
5 Ti na ushqen me lot në vend të bukëse na bën të gëlltitim lotët që na shkojnë çurg.
6 Ti na ke kthyer në mollë sherri për fqinjët tanë;armiqtë na përqeshin si t’u pëlqejë.+
7 O Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd!
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+
8 Nga Egjipti ti nxore një hardhi+e për ta mbjellë, përzure kombe.+
9 Ia bëre gati tokën e ajo lëshoi rrënjë,gjithë vendin e mbushi.+
10 Me hijen e saj u mbuluan malet,me degët e saj, cedrat e Perëndisë.
11 Degët e saj arritën deri në det,dhe filizat deri te Lumi.*+
12 Pse ia shembe vreshtit muret prej guri?+
Tani çdo kalimtar mund të këputë frytin e tij.+
13 Derrat e egër të pyllit e përlajnëdhe kafshët e egra të tokës ushqehen me të.+
14 O Perëndi i ushtrive, kthehu, të lutem!
Ktheji sytë e nga qielli shiko poshtë!
Kujdesu për këtë hardhi,+
15 për kalemin* që mbolli dora jote e djathtë;+hidhi sytë mbi filizin* që e forcove për veten tënde.+
16 Atë e prenë, e dogjën, e bënë shkrumb e hi;+populli po merr fund nga kërcënimi yt.*
17 I ardhtë në ndihmë dora jote atij që është në të djathtën tënde,birit të njeriut që e forcove për veten tënde!+
18 Atëherë nuk do të largohemi më nga ti;na lër gjallë, që të thërrasim emrin tënd.
19 O Jehova, Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd!
Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+
Shënimet
^ Ose «Trego shkëlqimin tënd».
^ Një mundësi tjetër «mes kerubinëve!»
^ Ose «do të të vlojë zemërimi kundër».
^ Domethënë, Eufrati.
^ Ose «degën».
^ Ose «birin».
^ Ose «nga vështrimi yt kërcënues».