Psalmi 3:1-8

  • Besim te Perëndia edhe në rrezik

    • ‘Pse kaq shumë armiq?’ (1)

    • «Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!» (8)

Këngë e Davidit kur po ia mbathte nga i biri, Absalomi.+ 3  O Jehova, pse kam kaq shumë armiq?+ Pse ngrihen kundër meje gjithë këta?+  2  Shumë thonë për mua:* «Perëndia nuk do ta shpëtojë.»+ (Selah)*  3  Por ti, o Jehova, më qëndron si mburojë në çdo anë;+ti je lavdia ime,+ Ai që ma ngre kokën lart.+  4  Jehovait do t’i thërras me gjithë shpirt,e nga mali i tij i shenjtë ai do të më përgjigjet.+ (Selah)  5  Do të bie në shtrat të flee do të zgjohem shëndoshë e mirë,sepse Jehovai ende më mbështet.+  6  Nuk kam frikë nga ata dhjetëra mijë,nga armiqtë që më rrethojnë nga çdo anë.+  7  Ngrihu, o Jehova! Më shpëto,+ o Perëndia im! Thyejua nofullat tërë armiqve të mi! Thyejua dhëmbët të ligjve!+  8  Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!+ Bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! (Selah)

Shënimet

Ose «për shpirtin tim».