Psalmet 33:1-22
33 Lëshoni britma gëzimi për Jehovain,+ o të drejtë!
Sa hije u ka të ndershmëve ta lëvdojnë!
2 Falënderoni Jehovain me harpë;këndojini* lavde me instrumentin me dhjetë tela.
3 Këndojini një këngë të re;+bjeruni telave bukur e brohoritni me gëzim,
4 sepse e drejtë është fjala e Jehovait+dhe e denjë për besim gjithçka që bën ai.
5 Ai e do drejtësinë dhe paanësinë;*+toka është plot e përplot me dashurinë besnike të Jehovait.+
6 Me anë të fjalës së* Jehovait u bënë qiejt,+e me anë të frymës* së fuqishme që del nga goja e tij, u bë gjithçka në to.*
7 Ujërat e detit i mbledh e u vë pritë;+dallgët e trazuara i grumbullon nëpër depo.
8 Mbarë toka le të nderojë thellësisht Jehovain.*+
Të gjithë banorët e saj le të kenë respekt të thellë për të,
9 sepse ai foli, dhe gjithçka erdhi në jetë,+ai urdhëroi, dhe ashtu u bë.+
10 Jehovai ua ka shpartalluar komplotet* kombeve,+popujve ua ka prishur planet.*+
11 Por vendimet* e Jehovait do të qëndrojnë përjetë,+mendimet e zemrës së tij, brez pas brezi.
12 Lum ai komb që ka Perëndi Jehovain!+
Lum ai popull që Ai e ka zgjedhur si pronën e vet!+
13 Nga qiejt, Jehovai vështron poshtëe gjithë bijtë e njerëzve i shikon;+
14 nga banesa e vet,vëzhgon gjithë banorët e tokës.
15 I jep formë zemrës së gjithsecilit,e çdo gjë që bëjnë, ai e shqyrton.+
16 Asnjë mbret nuk shpëton falë ushtrisë së panumërt,+asnjë trim, falë forcës së vet të madhe.+
17 Kot ta presësh fitoren* nga kuajt;+fuqia e tyre e madhe nuk siguron shpëtim.
18 Ja! Jehovai i mban sytë mbi ata që e nderojnë thellësisht,+mbi ata që i varin shpresat te dashuria e tij besnike
19 për t’i shpëtuar* nga vdekja,për t’i mbajtur gjallë gjatë zisë së bukës.+
20 Ne presim* plot shpresë Jehovain,
se ai është ndihma jonë, mburoja jonë.+
21 Zemra jonë gëzon falë tij,se tek emri i tij i shenjtë kemi besim.+
22 Paçim dashurinë tënde besnike, o Jehova,+ndërsa të presim gjithnjë!+
Shënimet
^ Ose «luani melodi».
^ Ose «gjykimin e drejtë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «gjithë ushtria e tyre».
^ Ose «Me urdhër të».
^ Fjalë për fjalë «le t’i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Ose «mendimet».
^ Ose «qëllimet».
^ Ose «qëllimet».
^ Ose «shpëtimin».
^ Ose «për të shpëtuar shpirtin e tyre».
^ Ose «Shpirti ynë pret».