Psalmet 76:1-12

  • Perëndia triumfon mbi armiqtë e Sionit

    • Perëndia shpëton zemërbutët (9)

    • Armiqtë krenarë do të poshtërohen (12)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Psalm i Asafit.+ Këngë. 76  Perëndia njihet në mbarë Judën;+emri i tij është i madhërishëm në Izrael.+   Tendën e ka në Salem,+vendbanimin në Sion.+   Atje i theu shigjetat flakëruese të harkut,atje i copëtoi mburojën, shpatën dhe armët e luftës.+ (Selah)   Ti rrëzëllen gjithë shkëlqim;*je më i madhërishëm se malet plot grabitqarë.   Zemërfortët i kanë plaçkitur;+në gjumin e vdekjes ata kanë rënë,ngaqë të gjithë luftëtarët ishin të pambrojtur.+   Nga kërcënimi yt, o Perëndi i Jakobit,kanë rënë në gjumë të thellë, si ai që nget karrocën, edhe kali.+   Vetëm ti të ngjall frikë e nderim.+ Kush mund t’u bëjë ballë flakëve të zemërimit tënd?!+   Nga qielli ti shpalle gjykimin.+ Toka u frikësua e nuk pipëtiu+   kur Perëndia u ngrit për të ekzekutuar gjykimin,për të shpëtuar të gjithë zemërbutët mbi faqen e dheut.+ (Selah) 10  Tërbimi i njeriut do të të sjellë lëvdim;+edhe dallgët e fundit të tërbimit të tyre, do të të stolisin. 11  Merrni zotime para Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe mbajini.+ Të gjithë ju që jeni përreth tij, sillni dhuratën tuaj me nderim të thellë.+ 12  Ai do t’i poshtërojë prijësit krenarë;*mbretërve të dheut u ngjall tmerr.

Shënime në fund të faqes

Ose «je mbështjellë me dritë».
Fjalë për fjalë «frymën e prijësve».