Psalmet 40:1-17

  • Lëvdojmë Perëndinë e pakrahasueshëm

    • Veprat e Perëndisë, të panumërta (5)

    • Flijimet nuk janë më të rëndësishmet për Perëndinë (6)

    • «S’kam tjetër kënaqësi veç të bëj vullnetin tënd» (8)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit, këngë. 40  Shpresova me zjarr te Jehovai,*dhe ai e ktheu veshin nga unë* e thirrjen time për ndihmë e dëgjoi.+   Nga gropa ku buçitnin ujërat,nga lluca e moçalit, më nxorie mbi një shkrep më ngriti,në vend të sigurt këmbët m’i vendosi.   Pastaj një këngë të re në gojë më vuri,+një këngë lëvdimi për Perëndinë tonë. Shumë do të shohin të mahnitur,dhe te Jehovai do të besojnë.   Lum njeriu që ka besim te Jehovai,që nuk i kthen sytë nga rebelët a nga mashtruesit!*   Sa të shumta janë gjërat që ke bërë,o Jehova, Perëndia im! Sa të mrekullueshme janë veprat e tua!+ Sa shumë ke menduar për ne! Asnjë s’krahasohet me ty!+ Të doja t’i tregoja e të flisja për to,do të ishin ku e ku më tepër nga sa mund të numëroja.+   Nuk deshe* flijime dhe blatime,+por m’i hape veshët që të dëgjoja.+ Blatime të djegura dhe blatime për mëkatin nuk kërkove.+   Prandaj thashë: «Ja, unë kam ardhur. Në rrotull* është shkruar për mua.+   O Perëndia im, s’kam tjetër kënaqësi* veç të bëj vullnetin tënd+dhe ligjin tënd e kam thellë në zemër.+   Lajmin e mirë për drejtësinë e shpall në kongregacionin e madh.+ Ja, ti e di mirë, o Jehova, që buzët nuk i ndal.+ 10  Drejtësinë tënde nuk e mbaj të fshehur në zemër;besnikërinë dhe shpëtimin tënd shpall;dashurinë besnike e të vërtetën tënde nuk ia fsheh kongregacionit të madh.»+ 11  O Jehova, mos ma kurse mëshirën tënde! Dashuria besnike dhe e vërteta jote më mbrojtshin përherë!+ 12  Të këqijat që më rrethojnë, s’kanë të numëruar;+ si lumë më kanë mbuluar fajet e shtegun tim s’më lënë ta shoh;+ato janë më të shumta se fijet e flokëve të mi,ndaj zemra më ka lëshuar. 13  Të lutem, o Jehova, ji zemërmirë e më shpëto!+ O Jehova, nxito të më ndihmosh!+ 14  U turpërofshin e iu nxiftë faqjaatyre që më janë qepur për të më marrë jetën! U zmbrapsshin të poshtëruarata që kënaqen për të keqen time! 15  U tmerrofshin e i mbuloftë turpiata që më thonë: «Ah, sa mirë! Sa mirë!» 16  Por ata që të kërkojnë,+ngazëllofshin e gëzofshin falë teje!+ Ata që e duan dorën tënde shpëtimtare,thënçin gjithnjë: «U madhëroftë Jehovai!»+ 17  O Perëndi, jam krejt i pambrojtur e i varfër. O Jehova, drejt meje i kthefsh sytë! Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im.+ Mos vono, o Perëndia im!+

Shënime në fund të faqes

Ose «Prita me durim Jehovain».
Ose «u përkul për të më dëgjuar».
Ose «hipokritët!»
Ose «Nuk gjeje kënaqësi me».
Fjalë për fjalë «Në rrotullën e librit».
Ose «s’dëshiroj gjë tjetër».