Psalmet 87:1-7

  • Sioni, qyteti i Perëndisë së vërtetë

    • Ata që lindin në Sion (4-6)

Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë. 87  Qyteti i Perëndisë i ka themelet në malet e shenjta.+   Jehovai i do portat e Sionit+më shumë se tërë tendat e Jakobit.   Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë së vërtetë.+ (Selah)   «Ndër ata që më njohin,* do të përmend Rahabën*+ dhe Babiloninë. Ja tek është Filistia, Tiri dhe Kushi. Për secilin prej tyre do të thuhet: ‘Ky lindi atje.’»   Por për Sionin do të thuhet: «Të gjithë këta lindën në të»,dhe Më i Larti do ta bëjë të patundur Sionin.   Kur të regjistrojë popujt, Jehovai do të shpallë për secilin: «Ky lindi atje.» (Selah)   Çdo këngëtar+ e çdokush që hedh valle,+ do të thotë: «Ti je burimi i gjithçkaje.»*+

Shënime në fund të faqes

Ose «më pranojnë».
Ka mundësi t’i referohet Egjiptit.
Fjalë për fjalë «Të gjitha burimet e mia janë te ti».