Psalmet 27:1-14

  • Jehovai, kalaja e jetës sime

    • Të soditim me ëndje tempullin e Perëndisë (4)

    • Jehovai merakoset për ne edhe nëse prindërit s’duan t’ia dinë (10)

    • «Shpreso te Jehovai!» (14)

Psalm i Davidit. 27  Jehovai është drita+ dhe shpëtimi im. Nga kush të kem frikë?+ Jehovai është kalaja e jetës sime.+ Nga kush të kem tmerr?   Kur të ligjtë më sulmuan që të më hanin të gjallë,+vetë këta armiq e kundërshtarë u penguan dhe ranë.   Edhe sikur një ushtri e tërë të dilte kundër meje,zemra nuk do të më mpakej.+ Edhe sikur të më shpallnin luftë,do të ndihesha i sigurt falë teje.   Një gjë i kam kërkuar Jehovaitdhe veç këtë dëshiroj:të banoj në shtëpinë e Jehovait çdo ditë të jetës sime,+që mirësinë* e Jehovait të admirojdhe tempullin e tij me ëndje të sodit.*+   Në ditë të keqe ai do të më bëhet strehë,+në vendin sekret të tendës së tij do të më fshehë,+mbi një shkëmb lart do të më ngrejë.+   Atëherë do ta mbaj kokën lart, mbi armiqtë që më rrethojnë,me britma gëzimi do të ofroj flijime në tendën e tij,për Jehovain lavde do të këndoj.*   Më dëgjo, o Jehova, kur të thërras për ndihmë!+ Ji zemërmirë me mua e m’u përgjigj!+   Zemra ime u ka bërë jehonë fjalëve të tua: «Kërkoni pëlqimin tim.»* Dhe unë, o Jehova, do të kërkoj pëlqimin tënd.+   Mos i largo sytë nga unë,+shërbëtorin tënd mos e hidh tej i zemëruar. Ti je ndihma ime,+ o Perëndi i shpëtimit tim,ndaj mos më braktis, mos më lër. 10  Edhe sikur nëna dhe babai të më braktisnin,+Jehovai vetë do të më merrte në gji.+ 11  Më mëso, o Jehova, udhën tënde,+më pri në shtegun e drejtësisë, që të mbrohem nga armiqtë. 12  Mos më lër në dorë të kundërshtarëve,+sepse dëshmitarë të rremë janë ngritur kundër meje+e më kërcënojnë se do të më bëjnë keq. 13  Ku do të isha tani po të mos besojase do të shijoja mirësinë e Jehovait mes të gjallëve?*+ 14  Shpreso te Jehovai!+ Qofsh guximtar e me zemër të fortë!+ Po, shpreso te Jehovai!

Shënime në fund të faqes

Ose «cilësitë e bukura».
Ose «dhe për shenjtëroren e tij të mendoj thellë».
Ose «do të luaj melodi».
Fjalë për fjalë «fytyrën time».
Një mundësi tjetër «Kam besim pa pikë dyshimi se do ta shijoj mirësinë e Jehovait mes të gjallëve».