Psalmi 91:1-16

  • Mbrojtje në vendin e fshehtë të Perëndisë

    • ‘Ai do të të çlirojë nga gjahtari i zogjve’ (3)

    • Strehë nën krahët e Perëndisë (4)

    • I sigurt, ndonëse mijëra bien (7)

    • Engjëjt urdhërohen të na ruajnë (11)

91  Ai që banon në vendin e fshehtë të Më të Lartit,+do të gjejë strehë nën hijen e krahëve të të Plotfuqishmit.+  2  Do t’i them Jehovait: «Ti je streha dhe kalaja ime,+Perëndia im, tek i cili kam besim.»+  3  Vërtet, ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,do të të shpëtojë nga murtaja vdekjeprurëse.  4  Me pendët e tij do të të mbulojë,*e ti do të gjesh strehë nën krahët e tij.+ Besnikëria e tij+ do të jetë si një mburojë e madhe,+ si një mur* mbrojtës.  5  Asnjë tmerr i natës nuk do të të frikësojë,+as shigjeta që endet lart e poshtë ditën,+  6  as murtaja që të përgjon në terr,as shkatërrimi që bën kërdinë në mes të ditës.  7  Një mijë do të bien në krahun tënde dhjetë mijë në të djathtën tënde,por ty vetë nuk do të të ndodhë asgjë.+  8  Ke për ta parë me sytë e tukur të ndëshkohen* të ligjtë,  9  sepse ke thënë: «Jehovai është streha ime»,dhe e ke bërë Më të Lartin strehën* tënde të sigurt.+ 10  Asnjë e keqe nuk do të të bjerë,+asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate, 11  sepse ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet+ për ty,që të të ruajnë në çdo udhë tënden.+ 12  Ata do të të mbajnë në duar,+që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.+ 13  Luanin e ri dhe kobrën do t’i shkelësh;luanin me krifë dhe gjarprin e madh do t’i shtypësh.+ 14  Perëndia tha: «Meqë më ka për zemër,* do ta shpëtoj;+do ta mbroj ngaqë njeh* emrin tim.+ 15  Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+ Kur të jetë në hall, unë do t’i rri pranë,+do ta shpëtoj e do t’i jap lavdi. 16  Do t’i dhuroj jetë të gjatë+e do t’i tregoj dorën time shpëtimtare.»+

Shënimet

Ose «nuk do të lejojë të të afrohet kush».
Ose «si një ledh».
Fjalë për fjalë «të shpaguhen».
Ose «vendbanimin».
Fjalë për fjalë «ka marrë anën time».
Ose «pranon».