Psalmet 14:1-7

  • Përshkruhet i marri

    • «S’ka Jehova!» (1)

    • «S’ka asnjë që të bëjë të mirën» (3)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. 14  Të marrët* thonë me vete:* «S’ka Jehova!»+ Kokë e këmbë janë zhytur në ligësie gjë të urryer s’lënë pa bërë;s’ka asnjë që të bëjë të mirën.+   Por Jehovai i vështron nga qielli bijtë e njerëzve,për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+   Të gjithë kanë dalë nga udha,+të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi. S’ka asnjë që të bëjë të mirën,jo, as edhe një.   Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë keq? Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,e Jehovain nuk e kërkojnë.   Mirëpo një tmerr i madh do t’i pushtojë,+sepse Jehovai është me të drejtët.*   Ju që bëni veç keq, kërkoni t’ua prishni planet të përvuajturve,por Jehovai është streha e tyre.+   Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+ Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraelikur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!

Shënime në fund të faqes

Ose «Të pamendët».
Fjalë për fjalë «në zemër».
Fjalë për fjalë «me brezin e të drejtëve».