Psalmet 129:1-8

  • I sulmuar, por jo i mundur

    • Ata që e urrejnë Sionin, do të turpërohen (5)

Këngë e ngjitjeve. 129  «Pareshtur më kanë sulmuar që në rini»,+—le të thotë tani Izraeli:   «Pareshtur më kanë sulmuar që në rini,+e megjithatë nuk më kanë mundur.+   Brazda të gjata kanë hapur mbi kurrizin tim+si të ishte një tokë që lërohet.»   Por Jehovai është i drejtë,+litarët e të ligjve i këput.+   Të poshtëruar do të turpërohen e do të sprapsen,po, të gjithë ata që e urrejnë Sionin.+   Do të bëhen si bari mbi çati,që thahet para se të shkulet   e s’ia mbush dorën atij që korr,as krahët atij që mbledh duaj.   Kalimtarët s’do t’u thonë: «Jehovai ju bekoftë! Ju bekojmë në emër të Jehovait!»

Shënime në fund të faqes