Psalmi 95:1-11
95 Ejani e të brohorasim plot hare për Jehovain!
Le të ngremë zërat triumfues për Shkëmbin tonë të shpëtimit!+
2 Le të dalim para tij* me falënderime!+
Le të këndojmë e të brohorasim triumfues për të!
3 Se Jehovai është Perëndi i madh,Mbret i madh mbi tërë perënditë!+
4 Ai ka në dorë skutat e thella të tokës;të tijat janë majat e maleve;+
5 i tiji është deti që vetë e bëri;+e tija është toka e thatë që formoi me duart e tij.+
6 Ejani ta adhurojmë e të përkulemi para tij!
Le të biem në gjunjë para Jehovait, Bërësit tonë!+
7 Se ai është Perëndia ynë,kurse ne jemi populli i kullotës së tij,delet për të cilat ka shumë merak.*+
Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,+
8 mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë,*+si ditën e Masahut,* në shkretëtirë.+
9 Kur paraardhësit tuaj më vunë në provë,+ata më sfiduan, ndonëse i panë veprat e mia.+
10 Për 40 vjet m’u neverit ai brez dhe thashë:
«Ndjekin gjithnjë me kokëfortësi tekat e zemrës së tyre;nuk i kanë njohur udhët e mia.»
11 Kështu i zemëruar, u betova:
«Nuk do të hyjnë* në pushimin tim.»+

