Psalmet 74:1-23

  • Lutje që Perëndia të kujtojë popullin e tij

    • Vepra të Perëndisë kur ka sjellë shpëtim (12-17)

    • «Mos harro si të ka përbuzur armiku» (18)

Maskil.* Psalm i Asafit.+ 74  Pse, o Perëndi, na ke hedhur tej përgjithmonë?+ Pse të vlon zemërimi kundër deleve të kullotës sate?+   Kujto popullin* që zgjodhe kohë më parë,+fisin që shpengove* si trashëgiminë tënde,+kujto malin Sion, ku ti vetë ke banuar.+   Drejtoji hapat e tu nga rrënojat e përhershme;+në vendin e shenjtë armiku s’ka lënë gjë pa shkatërruar.+   Në mes të vendit tënd të adhurimit,* armiqtë e tu kanë brohoritur triumfues;+flamujt e tyre kanë valëvitur si shenjë.   Si burrat që i vënë sëpatën një pylli të dendur,   ia kanë thërrmuar të gjitha gdhendjet+ me sëpata e shufra të hekurta.   Shenjtërores sate i kanë vënë zjarrin;+tabernakullin që mban emrin tënd e kanë përdhosur, e kanë rrafshuar.   Ata dhe pasardhësit e tyre kanë thënë me vete:* «T’u vihet flaka tërë vendeve ku adhurohet Perëndia!»*   S’ka mbetur më asnjë shenjë që ta shohim;jo, nuk ka më asnjë profet;sa do të zgjasë kjo, asnjë mes nesh nuk e di. 10  O Perëndi, deri kur do të të përbuzë kundërshtari?+ Vallë, përgjithmonë nuk do të ketë respekt për emrin tënd armiku?!+ 11  Pse e ndal dorën, po, dorën tënde të djathtë?+ Nxirre dorën nga palat e veshjes* dhe jepu fund. 12  E megjithatë, Perëndia që sjell shpëtim të madh në tokë,është Mbreti im prej shumë kohësh.+ 13  Me forcën tënde detin e trazove,+e përbindëshave të tij kokën ua shtype. 14  Po, kokën* e leviathanit* copë-copë e bëre,e banorëve të shkretëtirave ia dhe si ushqim. 15  Shkëmbinj çave që kroje e përrenj të buronin;+lumenj të pashtershëm thave.+ 16  Jotja është dita, jotja është dhe nata;dritën* dhe diellin ti vetë i bëre.+ 17  Tërë kufijtë tokës ti ia vure;+verë e dimër ti vetë i bëre.+ 18  O Jehova, mos harro si të ka përbuzur armiku,si nuk ka respekt për emrin tënd një popull i pamend.+ 19  Mos e harro përgjithmonë jetën e popullit tënd të munduar,mos ua dorëzo egërsirave jetën e turtullit tënd. 20  Kujto besëlidhjen që bëre me ne,sepse skutat e errëta të dheut janë kthyer në çerdhe dhune. 21  Mos lejo që i shtypuri të zhgënjehet.+ Emrin tënd e lëvdoftë i përvuajturi dhe i varfri!+ 22  Ngrihu, o Perëndi, e mbroje çështjen tënde ligjore! Mos harro si të përbuz gjithë ditën e ditës i pamendi!+ 23  Kujto çfarë thonë armiqtë e tu,se britmat e atyre që të sfidojnë, ngjiten pareshtur në qiell.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «asamblenë».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «të vendit tënd të asamblesë».
Fjalë për fjalë «në zemër».
Ose «ku mblidhen për të adhuruar Perëndinë!»
Ose «nga kraharori».
Fjalë për fjalë «kokat».
Ose «ndriçuesin».