Psalmi 149:1-9

  • Këngë lavdie për fitoren e Perëndisë

    • Perëndisë i gëzon zemra për popullin e tij (4)

    • Besnikëve të Perëndisë u takon nderimi (9)

149  Lëvdoni Jah!* Këndojini Jehovait një këngë të re!+ Lëvdojeni në kongregacionin e besnikëve!+  2  Le të gëzojë Izraeli për Bërësin e tij të Madh!+ Le të ngazëllojnë bijtë e Sionit për Mbretin e tyre!  3  Le ta lëvdojnë emrin e tij me valle!+ Le të këndojnë për të lavde* me dajre e harpë!+  4  Se Jehovait i gëzon zemra për popullin e tij,+ai vetë i stolis zemërbutët, po, u dhuron shpëtim.+  5  Le të ngazëllojnë besnikët, se ai u jep lavdi! Le të këndojnë plot hare nga shtretërit e tyre!+  6  Le ta përlëvdojnë Perëndinë me këngë në gojë! Mos i heqshin nga duart shpatat dy tehëshe  7  që të marrin hak kundër kombeve,që t’u japin ndëshkimin e merituar popujve,  8  që t’i lidhin me zinxhirë mbretërit e tyredhe me vargonj fisnikët e tyre,  9  që të ekzekutojnë vendimin e shpallur kundër tyre!+ Po, s’ka nder më të madh për tërë besnikët e tij! Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «Le të luajnë melodi për të».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.