Psalmet 99:1-9

  • Jehovai, Mbreti i shenjtë

    • I ulur në fron mbi kerubinët (1)

    • Një Perëndi që fal dhe ndëshkon (8)

99  Jehovai është bërë Mbret!+ Le të dridhen popujt! Ai ulet në fron mbi* kerubinët.+ Le të tundet dheu!   I madh është Jehovai në Sion;ai qëndron lart, po, mbi tërë popujt!+   Le ta përlëvdojnë emrin tënd të madh,+sepse ai të ngjall nderim të thellë dhe është i shenjtë.   Ti je një mbret i fuqishëm që e do drejtësinë.+ Normat e tua të drejta janë të patundshme. Jakobin e ke gjykuar me drejtësi e paanshmëri.+   Lartësoni Jehovain,+ Perëndinë tonë,përkuluni* te stoli i këmbëve të tij.+ Ai është i shenjtë!+   Moisiu dhe Aroni ishin ndër priftërinjtë e tij,+Samueli ishte ndër ata që thërritnin për ndihmë emrin e tij.+ Jehovait i thërritnin e ai u përgjigjej.+   Nga shtylla e resë u fliste,+dhe ata i zbatonin përkujtuesit e dekretet që u dha.+   O Jehova, Perëndia ynë, ti u përgjigjeshe.+ Edhe pse ishe për ta një Perëndi që fal,+ti i ndëshkoje* për mëkatet e tyre.+   Lartësoni Jehovain, Perëndinë tonë,+përkuluni* para malit të tij të shenjtë,+sepse Jehovai, Perëndia ynë, është i shenjtë!+

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «mes».
Ose «adhurojeni».
Fjalë për fjalë «hakmerreshe ndaj tyre».
Ose «adhuroni».