Psalmi 141:1-10

  • Lutje për mbrojtje

    • «Qoftë lutja ime si temjan» (2)

    • Korrigjimi i të drejtit është si vaji (5)

    • Të ligjtë bien në rrjetat e tyre (10)

Këngë e Davidit. 141  O Jehova, ty të thërras!+ Shpejto të më ndihmosh!+ Dëgjoma zërin kur të thërras!+  2  Qoftë lutja ime si temjan+ i përgatitur mirë para teje!+ Qofshin duart e shtrira drejt teje,* si blatimi në drithë i mbrëmjes!+  3  O Jehova, vëri një rojë gojës sime! Vëru një rojtar dyerve të buzëve të mia!+  4  Mos e lër zemrën time të priret drejt së keqes+e të bëj gjëra të poshtra tok me të ligjtë;mos shijofsha kurrë ushqimet e tyre të zgjedhura.  5  Nëse më godet i drejti, do të jetë dashuri besnike nga ana e tij;+nëse më korrigjon, do të jetë si vaji mbi kokën time,+e unë kurrsesi nuk kam për ta refuzuar;+do të lutem për të edhe kur hallet ta mundojnë.  6  Vërtet gjykatësit e popullit i flakin në greminë,ama fjalëve të mia populli do t’ua vërë veshin, se janë të ëmbla për shpirtin.  7  Ashtu si ndahen plisat kur lërohet toka,ashtu janë shpërndarë edhe eshtrat tona në gojë të Varrit.*  8  Por unë i kam sytë te ti, o Zotëri Sovran Jehova!+ Veç te ti kam gjetur strehë,ndaj mos lejo të më shuhet jeta.*  9  Më mbro nga kthetrat e grackës që kanë ngritur për mua,nga kurthet e atyre që bëjnë veç keq. 10  Të ligjtë do të bien të gjithë bashkë në rrjetat e tyre,+kurse unë do të kaloj tutje shëndoshë e mirë.

Shënimet

Ose «përgjërimet e mia».
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «shpirti».