Psalmet 7:1-17

  • Jehovai është Gjykatës i drejtë

    • «Më gjyko, o Jehova!» (8)

Këngë e përvajshme,* të cilën Davidi ia këndoi Jehovait për fjalët që tha Kushi, beniaminiti. 7  O Jehova, Perëndia im, te ti gjej strehë!+ Më çliro nga duart e përndjekësve të mi dhe më shpëto.+   Përndryshe do të më shqyejnë porsi luani,+zvarrë do të më heqin, e askush s’do të më shpëtojë dot.   O Jehova, Perëndia im, nëse kam faj,nëse kam vepruar padrejtësisht,   nëse ia kam shpërblyer me të këqija atij që më ka bërë të mira,+a nëse e kam sulmuar armikun tim pa shkak,*   më ndjektë këmba-këmbës armiku e rënça në duart e tij,më shtyptë e më vëntë përfund;lavdinë time e bëftë pluhur e hi! (Selah)   Ngrihu, o Jehova, gjithë zemërim,çohu kundër armiqve të mi të tërbuar,+po, ngrihu e më ndihmo;jep urdhër që drejtësia të vihet në vend.+   Edhe në u mbledhshin kombet kundër teje,nga atje lart, ti do të vësh dorë kundër tyre.   Jehovai do t’i gjykojë popujt.+ Më gjyko, o Jehova, sipas drejtësisë simedhe sipas integritetit* tim!+   Të lutem, jepu fund poshtërsive të të ligjve dhe bëji të patundur të drejtët,+sepse ti je Perëndia i drejtë+ që shqyrton skutat më të thella të zemrës+ e të mendjes.*+ 10  Perëndia është mburoja ime,+ Shpëtimtari i njerëzve me zemër të sinqertë.*+ 11  Perëndia është Gjykatës i drejtë;+ditë pas dite ai shpall gjykimet e tij. 12  Nëse dikush nuk pendohet,+Ai mpreh shpatën,+ tendos harkun dhe e bën gati;+ 13  përgatit armët vdekjeprurësedhe bën gati shigjetat flakëruese.+ 14  Ja, dikush është mbarsur me të ligën,ka ngjizur telashe dhe sjell në jetë gënjeshtra.+ 15  Hap një gropë dhe thellë e gërmon,por bie vetë brenda gropës që hap me duart e tij.+ 16  Telashet që hap, do t’i bien në kokë,+dhe mizoria e tij, në majë të kokës. 17  Unë do ta lëvdoj Jehovain për drejtësinë e tij;+do të këndoj lavde* për emrin e Jehovait,+ për Më të Lartin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Këngë vajtimi».
Një mundësi tjetër «ndërkohë që ia kurseva jetën atij që më kundërvihej pa shkak».
Ose «shqyrton zemrën dhe ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
Ose «të pastër; të ndershme».
Ose «do të luaj melodi».