Psalmet 72:1-20

  • Mbretërimi paqësor i mbretit të Perëndisë

    • «I drejti do të lulëzojë» (7)

    • Nënshtetas nga deti në det (8)

    • Do t’i çlirojë nga dhuna (14)

    • Në tokë do të ketë drithë me bollëk (16)

    • Emri i Perëndisë lëvdohet në jetë të jetëve (19)

Për Solomonin. 72  O Perëndi, mësoje mbretin të gjykojë si tidhe pajise birin e mbretit me drejtësinë tënde.+   E mbrojttë ai me drejtësi çështjen e popullit tënddhe me paanësi çështjen e të përvuajturit!+   Malet i sjellshin paqe popullit! Kodrat i sigurofshin drejtësi!   I mbrojttë mbreti* të përvuajturit e popullit! I shpëtoftë bijtë e të varfrit dhe i dërrmoftë zhvatësit!+   Për sa kohë të jetë dielli, për sa kohë të jetë hëna,populli yt, o Perëndi, do të të nderojë thellësisht* brez pas brezi.+   Si shiu që bie mbi barin e kositur, do të jetë mbreti,si shirat e bollshme që njomin tokën.+   Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë+dhe do të ketë paqe pa fund+ derisa të mos ketë më hënë.   Ai do të ketë nënshtetas* nga deti në detdhe nga Lumi* deri në skajet e tokës.+   Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tijdhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.+ 10  Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t’i paguajnë haraç.*+ Mbretërit e Shebës dhe të Sebës do t’i sjellin dhurata.+ 11  Po, të gjithë mbretërit do të përkulen thellë para tij,e të gjitha kombet do t’i shërbejnë, 12  sepse ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë,si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon. 13  Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri;ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. 14  Do t’i çlirojë* nga shtypja dhe dhuna,dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij. 15  Qoftë mbreti me jetë të gjatë! Le t’i jepet atij ari i Shebës!+ Le të luten për të pa pushim! Qoftë gjithnjë i bekuar! 16  Në tokë do të ketë drithë me bollëk+e në majat e maleve drithi do të vërshojë. Të korrat në arat e mbretit do të jenë të bollshme si në Liban,+dhe njerëzit në qytete do të gëlojnë si bari në fusha.+ 17  Emri i mbretit u kujtoftë në jetë të jetëve!+ Emri i tij u dëgjoftë sa të jetë dielli! U bekofshin popujt falë mbretit,+e të gjitha kombet e quajtshin të lumtur! 18  Lëvduar qoftë Perëndia Jehova, Perëndia i Izraelit!+ Vetëm ai bën gjëra të mrekullueshme.+ 19  Lëvduar qoftë emri i tij i lavdishëm në jetë të jetëve!+ Lavdia e tij mbushttë tokën mbarë!+ Amin, po, Amin! 20  Këtu përfundojnë lutjet e Davidit, birit të Jeseut.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «I gjykoftë ai».
Fjalë për fjalë «do të të frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «do të mbretërojë».
Domethënë, lumi Eufrat.
Ose «Do t’ua shpengojë shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».