Psalmi 124:1-8

  • «Po të mos kishte qenë Jehovai me ne»

    • ‘Gracka u prish, ne ia mbathëm’ (7)

    • «Ndihma jonë është emri i Jehovait» (8)

Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit. 124  «‘Po të mos kishte qenë Jehovai me ne’,+—le ta përsërisë Izraeli këtë:  2  ‘Po të mos kishte qenë Jehovai me ne+kur armiqtë u ngritën që të na sulmonin,+  3  kur zemërimi u vlonte kundër nesh,+atëherë do të na kishin përpirë të gjallë.+  4  Ujërat do të na kishin rrëmbyer,përrenjtë do të kishin vërshuar mbi ne.+  5  Ujërat e tërbuara do të na kishin mbytur.  6  Lëvduar qoftë Jehovai,që nuk lejoi të na përpinin si një kafshatë!  7  Si zogjtë shpëtuam nga gracka e gjahtarit;+gracka u prish, dhe ne ia mbathëm.+  8  Ndihma jonë është emri i Jehovait,+Bërësit të qiellit dhe të tokës.’»

Shënimet