Psalmet 123:1-4

  • T’i mbajmë sytë te Jehovai për mëshirë

    • ‘Si shërbëtorët, i mbajmë sytë te Jehovai’ (2)

    • «Kemi gëlltitur gjithë atë përçmim» (3)

Këngë e ngjitjeve. 123  Drejt teje i ngre sytë,+drejt teje që e ke fronin në qiej.   Siç i mbajnë sytë shërbëtorët te dora e zotërisë së tyre,siç i mbajnë sytë shërbëtoret te dora e zonjës së tyre,edhe ne i mbajmë sytë te ti, o Jehova, Perëndia ynë,+derisa të na tregosh mëshirë.+   Na trego mëshirë, o Jehova, na trego mëshirë,sepse kemi gëlltitur gjithë atë përçmim.+   Na është bërë zemra plagë* nga talljet e fodullëvedhe përçmimi i arrogantëve.

Shënime në fund të faqes

Ose «Shpirti na është ngopur».