Psalmet 119:1-176

  • Vlerësim për fjalën e çmuar të Perëndisë

    • ‘Si mund ta mbajnë të pastër të rinjtë shtegun e tyre?’ (9)

    • «Përkujtuesit e tu janë të shtrenjtë» (24)

    • «Te fjala jote i kam varur shpresat» (74, 81, 114)

    • «Oh, sa e dua ligjin tënd!» (97)

    • «Kam më shumë gjykim të thellë se tërë mësuesit e mi» (99)

    • «Fjala jote është llambë për këmbët e mia» (105)

    • «Esenca e fjalës sate është e vërteta» (160)

    • Paqe për ata që duan ligjin e Perëndisë (165)

א [Alef] 119  Lum ata që janë të paqortueshëm* në jetëdhe ecin sipas ligjit të Jehovait!+   Lum ata që ua vënë veshin përkujtuesve të tij+dhe e kërkojnë me gjithë zemër!+   Ata nuk ecin në udhën e padrejtësisë,por ecin në udhët e tij.+   Ti, o Perëndi, na ke urdhëruar që t’i zbatojmë me kujdes urdhrat e tu.+   Sa shumë dua të qëndroj i palëkundur në udhët e mia+që të zbatoj rregullat e tua!   E kur t’i shoh nga afër tërë urdhërimet e tua,nuk do të më vijë aspak turp;+   kur të njoh vendimet e tua të drejta,do të të përlëvdoj nga një zemër e sinqertë.*   Rregullat e tua do t’i zbatoj gjithnjë. Mos më lër vetëm, mos më braktis! ב [Beth]   Si mund ta mbajë të pastër një i ri shtegun e tij? Duke qenë syçelë për të vepruar sipas fjalës sate.+  10  Të kërkoj me gjithë zemër,ndaj mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.+  11  I ruaj fjalët e tua si thesar në zemër,+që të mos mëkatoj kundër teje.+  12  Lëvduar qofsh, o Jehova! Mësomë rregullat e tua.  13  Botës mbarë i tregoj me buzët e miatërë vendimet që ke shpallur ti.  14  Përkujtuesit e tu ma gëzojnë zemrën+më shumë se çdo thesar i çmuar.+  15  Urdhërimet e tua do t’i bluaj në mendje,*+dhe sytë s’kam për t’i larguar nga shtigjet e tua.+  16  Ligjet e tua janë të shtrenjta për mua,dhe fjalën tënde s’kam për ta harruar.+ ג [Gimel]  17  Ji zemërmirë me shërbëtorin tënd,që të jetojë e ta zbatojë fjalën tënde.+  18  Hapmi sytë, që të shoh qartë mrekullitë e ligjit tënd.  19  Unë s’jam veçse një i ardhur në këtë vend.+ Mos m’i mbaj të fshehura urdhërimet e tua.  20  Shpirti më digjet gjithnjë për vendimet që shpall ti!  21  Ti i qorton arrogantët,*këta të mallkuar që largohen nga urdhërimet e tua.+  22  Hiq prej meje poshtërimin dhe përçmimin,se unë ua vë veshin përkujtuesve të tu.  23  Edhe kur princat ulen e flasin kundër meje,shërbëtori yt mendon thellë* për rregullat e tua.  24  Përkujtuesit e tu janë të shtrenjtë për mua,+se ata janë këshilltarët e mi.+ ד [Daleth]  25  Jam bërë njësh me pluhurin;+më mbaj gjallë sipas fjalës që më dhe.+  26  Çdo udhë timen ty ta tregova, e ti më dëgjove;mësomë rregullat e tua.+  27  Më ndihmo të kuptoj domethënien* e urdhërimeve të tua,që të mendoj thellë* për veprat e tua të mrekullueshme.+  28  S’kam vënë* gjumë në sy nga pikëllimi;më jep forcë sipas fjalës që më dhe.  29  Largo nga unë udhën e mashtrimit;+ji zemërmirë me mua dhe mësomë ligjin tënd.  30  Kam zgjedhur udhën e besnikërisë,+se e pranoj që vendimet e tua janë të drejta.  31  Pas përkujtuesve të tu, fort kapem;+o Jehova, mos lejo të zhgënjehem!*+  32  Në udhën e urdhërimeve të tua do të rend,sepse ti u bën vend në zemrën time.* ה [He]  33  O Jehova, më mëso+ udhën e rregullave të tua,dhe unë do të eci në të deri sa të kem frymë.+  34  Ndriçoma mendjen,* që të respektoj ligjin tënde ta zbatoj me gjithë zemër.  35  Më pri në* shtegun e urdhërimeve të tua,+sepse në të gjej shumë kënaqësi.  36  Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu e jo drejt lakmisë.*+  37  M’i largo sytë nga gjërat e kota;+më mbaj gjallë në udhën tënde.  38  Mbaje premtimin që i bëre* shërbëtorit tënd,që të gjithë të kenë nderim të thellë për ty.*  39  Ma largo poshtërimin që aq fort i trembem,se vendimet e tua janë të mira.+  40  Sa fort i dua urdhrat e tu! Më mbaj gjallë për hir të drejtësisë sate. ו [Ua]  41  O Jehova, sa dua të ndiej dashurinë tënde besnike,+dorën tënde shpëtimtare, siç më premtove,*+  42  që t’i përgjigjem atij që më përbuz,sepse kam besim te fjala jote!  43  Qofshin gjithmonë në gojën time fjalët e së vërtetës,se te vendimi yt kam shpresuar.*  44  Do ta zbatoj ligjin tënd përherë, po, në jetë të jetëve.+  45  Do të eci në vend të sigurt,*+sepse urdhrat e tu i kërkoj me ngulm.  46  Para mbretërve do të flas për përkujtuesit e tu,e s’ka për të më ardhur turp.+  47  Urdhërimet e tua janë të shtrenjta për mua! Oh, sa shumë i dua!+  48  Duart në lutje do t’i ngre, sepse i dua urdhërimet e tua,+e për rregullat e tua do të mendoj thellë.*+ ז [Zajin]  49  Mbaje mend fjalën që i dhe* shërbëtorit tënd,me të cilën më jep shpresë.*  50  Kjo më ngushëllon në vuajtjen time,+po, fjalët e tua më kanë mbajtur gjallë.  51  Arrogantët* më përbuzin sa s’ka ku të vejë më,por unë nuk i shmangem ligjit tënd.+  52  O Jehova, i kujtoj vendimet e tua të lashta,+dhe në to gjej ngushëllim.+  53  Një zjarr i tërbuar më ka pushtuarpër shkak të të ligut që e braktis ligjin tënd.+  54  Rregullat e tua janë si melodi për mua, kudo që banoj.*  55  Natën e kujtoj emrin tënd, o Jehova,+që të zbatoj ligjin tënd.  56  Kështu kam bërë gjithmonë,sepse u jam përmbajtur urdhrave të tu. ח [Heth]  57  Ti, o Jehova, je pjesa ime;+unë të kam premtuar që do t’i zbatoj fjalët e tua.+  58  Me gjithë zemër të përgjërohem;*+ji zemërmirë me mua+ siç më premtove.*  59  I kam shqyrtuar udhët e mia,që t’i drejtoj hapat nga përkujtuesit e tu.+  60  Nxitoj e nuk vonojqë të zbatoj urdhërimet e tua.+  61  Litarët e të ligjve më mbështjellin,por ligjin tënd unë nuk e harroj.+  62  Në mes të natës zgjohemtë të falënderoj për vendimet e tua të drejta.+  63  I kam miq të gjithë ata që të nderojnë thellësisht*dhe ata që zbatojnë urdhrat e tu.+  64  Dashuria jote besnike, o Jehova, mbush gjithë tokën;+mësomë rregullat e tua. ט [Teth]  65  Ti ke qenë i mirë me shërbëtorin tënd, o Jehova,sipas fjalës që më dhe.  66  Më mëso të kem gjykim të mirë dhe më jep njohuri,+sepse kam besim tek urdhërimet e tua.  67  Dikur endesha larg udhës sate* dhe vuaja,kurse tani i zbatoj fjalët e tua.+  68  Ti je i mirë+ dhe gjithë veprat e tua janë të mira;mësomë rregullat e tua.+  69  Arrogantët* ma përlyejnë emrin me gënjeshtra,por unë u përmbahem me gjithë zemër urdhrave të tu.  70  Zemra e tyre është e pandjeshme,*+kurse unë e kam për zemër ligjin tënd.+  71  Më mirë që vuajta,+ se kështu mësova rregullat e tua.  72  Ligji që shpalle, është për të mirën time;+për mua është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.+ י [Jod]  73  Duart e tua më bënë dhe më dhanë formë. Ndriçoma mendjen,* që të mësoj urdhërimet e tua.+  74  Ata që të nderojnë thellësisht,* më shohin dhe gëzojnë,sepse te fjala jote i kam varur shpresat.*+  75  Unë e di, o Jehova, se vendimet e tua janë të drejta,+dhe se ti lejove që të vuaja* ngaqë je besnik.+  76  Të lutem, më ngushëllo me dashurinë tënde besnike,+siç i premtove* shërbëtorit tënd!  77  Tregomë mëshirë, që të mbetem gjallë,+sepse ligji yt është i shtrenjtë për mua!+  78  U turpërofshin arrogantët,*se më bien në qafë pa shkak!* Por unë do t’i bluaj në mendje* urdhrat e tu!+  79  Le të kthehen tek unë ata që të nderojnë thellësisht, ata që i njohin përkujtuesit e tu.  80  I zbatofsha me gjithë zemër rregullat e tua,+që të mos turpërohem!+ כ [Haf]  81  Më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare,+se te fjala jote i kam varur shpresat.*  82  Sytë m’u tretën tek prisja për fjalën që më dhe,+ndaj pyes: «Kur do të më ngushëllosh?»+  83  Se jam tharë si caliku i rreshkur në tym,por rregullat e tua nuk i harroj.+  84  Edhe sa ditë duhet të presë shërbëtori yt? Kur do t’i ndëshkosh ata që më përndjekin?+  85  Arrogantët* hapin gropa që të bie brenda,po, ata që s’duan t’ia dinë për ligjin tënd.  86  Të gjitha urdhërimet e tua janë të besueshme. Jam përndjekur pa shkak, ndaj më ndihmo!+  87  Për pak sa s’më zhdukën nga faqja e dheut,por unë nuk i braktisa urdhrat e tu.  88  Më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike,që t’ua vë veshin përkujtuesve që më ke dhënë. ל [Lamed]  89  O Jehova, fjala jote do të qëndrojë përgjithnjë;do të jetë e qëndrueshme si qiejt.+  90  Ti tregon besnikëri brez pas brezi.+ Tokën e ke ngritur mbi themele të forta, që të mbetet përgjithnjë.+  91  Sipas vendimeve të tua, gjithçka* qëndron sot e kësaj dite,sepse i gjithë krijimi është në shërbimin tënd.  92  Po të mos e kisha për zemër ligjin tënd,do të kisha marrë fund në vuajtjen time.+  93  Nuk do t’i harroj kurrë urdhrat e tu,se me anë të tyre më ke mbajtur në jetë.+  94  Unë të përkas ty, ndaj më shpëto,+se i kam shqyrtuar me kujdes urdhrat e tu.+  95  Të ligjtë zënë pusí që të më rrënojnë,por unë u kushtoj vëmendje përkujtuesve të tu.  96  Pashë që çdo gjë, sado e përsosur, e ka një cak,kurse urdhërimet e tua janë të pakufishme.* מ [Mem]  97  Oh, sa e dua ligjin tënd!+ Gjithë ditën e ditës e bluaj në mendje.*+  98  Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi,+sepse janë gjithnjë me mua.  99  Kam më shumë gjykim të thellë se tërë mësuesit e mi,+ngaqë bluaj në mendje* përkujtuesit e tu. 100  Sillem më me mend se të moshuarit,se u përmbahem urdhrave të tu. 101  Nuk pranoj të eci në asnjë udhë të ligë,+që të zbatoj fjalën tënde. 102  Nuk jam larguar nga vendimet e tua,sepse ti vetë më ke mësuar. 103  Sa të ëmbla janë fjalët e tua për qiellzën time,më të ëmbla se mjalti për gojën time!+ 104  Falë urdhrave të tu, unë sillem me mend,+prandaj urrej çdo udhë të rreme.+ נ [Nun] 105  Fjala jote është llambë për këmbët e mia,është dritë për shtegun tim.+ 106  Kam bërë një betim dhe do ta mbaj. Po, do t’i zbatoj vendimet e tua të drejta. 107  Kam hequr shumë vuajtje.+ O Jehova, më mbaj gjallë sipas fjalës që më dhe.+ 108  O Jehova, të lutem, gjej ëndje në flijimet e mia të lëvdimit*+dhe mësomë vendimet e tua.+ 109  Ndonëse e kam kokën gjithnjë në rrezik,nuk e kam harruar ligjin tënd.+ 110  Të ligjtë kanë ngritur gracka për të më zënë,por unë nuk jam shmangur nga urdhrat e tu.+ 111  Përkujtuesit e tu janë trashëgimia ime përjetë,sepse janë gëzimi i zemrës sime.+ 112  Me gjithë zemër kam vendosur*që rregullave të tua t’u bindem përherë,derisa të kem frymë. ס [Sameh] 113  I urrej njerëzit me zemër të lëkundur,*+por e dua ligjin tënd.+ 114  Ti je streha ime, mburoja ime;+te fjala jote i kam varur shpresat.*+ 115  Mos m’u afroni, o njerëz të ligj,+se dua t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë tim. 116  Më mbështet siç më premtove,*+ që të mbetem gjallë;mos lejo që shpresa të më kthehet në zhgënjim.+ 117  M’u bëj krah, që të shpëtoj;+atëherë s’do t’ua ndaj sytë rregullave të tua.+ 118  Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga rregullat e tua,+se janë mashtrues dhe tinëzarë. 119  Ti i flak tej nga faqja e dheut gjithë të ligjtësi të ishin zgjyrë e pavlerë metalesh.+ Ja pse unë i dua përkujtuesit e tu. 120  Më ngjethet mishi nga frika jote,*dhe vendimet e tua më ngjallin nderim të thellë. ע [Ajën] 121  Kam vepruar me paanshmëri dhe drejtësi. Mos më braktis në duart e shtypësve të mi! 122  Sigurohu që shërbëtorit tënd t’i vejë mbarë. Mos i lejo arrogantët* të më shtypin! 123  Sytë m’u tretën teksa pritnin shpëtimin që sjell ti,+teksa pritnin premtimet* e tua të drejta.+ 124  Tregoji dashuri besnike shërbëtorit tënd,+dhe mësomë rregullat e tua.+ 125  Unë jam shërbëtori yt. Ndriçoma mendjen,*+ që t’i kuptoj përkujtuesit e tu. 126  O Jehova, ka ardhur koha të veprosh,+se ata kanë shkelur ligjin tënd. 127  Oh, sa i dua urdhërimet e tua! I dua më shumë se arin, po, më shumë se arin e kulluar.+ 128  Ndaj e konsideroj të drejtë çdo udhëzim* tëndin+ dhe e urrej çdo shteg të rremë.+ פ [Pe] 129  Përkujtuesit e tu janë të mrekullueshëm,prandaj ua vë veshin. 130  Kur zbulohen, fjalët e tua japin dritë+dhe ia ndriçojnë mendjen* të papërvojit.+ 131  Sa shumë digjem për urdhërimet e tua,+aq shumë sa më mbahet fryma.* 132  Kthehu nga unë e ji zemërmirë me mua,+siç bën gjithnjë* me ata që e duan emrin tënd.+ 133  M’i drejto hapat* me anë të fjalës sate,që të eci në shtigje të sigurta;asnjë e keqe mos më shtëntë në dorë!+ 134  Më çliro* nga duart e shtypësve,që t’i zbatoj urdhrat e tu. 135  Shihe shërbëtorin tënd me një buzëqeshje miratimi+dhe mësomë rregullat e tua. 136  Nga sytë lotët më rrjedhin çurg,ngaqë populli nuk zbaton ligjin tënd.+ צ [Cade] 137  Ti je i drejtë, o Jehova,+dhe vendimet e tua janë të paanshme.+ 138  Përkujtuesit e tu janë të drejtëdhe plotësisht të besueshëm. 139  Zelli për ty më përpin,+ngaqë kundërshtarët e mi i kanë harruar fjalët e tua. 140  Fjalët e tua janë krejt të kulluara!*+ Oh, sa shumë i do shërbëtori yt!+ 141  Ndonëse jam i papërfillshëm dhe i përbuzur,+nuk i kam harruar urdhrat e tu. 142  Drejtësia jote është e përjetshme,+dhe ligji yt është i vërtetë.+ 143  Ndonëse brengat dhe hallet më mundojnë,urdhërimet e tua i kam për zemër. 144  Përkujtuesit e tu janë përjetësisht të drejtë. Ndriçoma mendjen,*+ që të mbetem gjallë. ק [Kof] 145  Të thërras me gjithë zemër. M’u përgjigj, o Jehova, se rregullat e tua do t’i zbatoj. 146  Ty të thërras. Të lutem, më shpëto, se do t’ua vë veshin përkujtuesve të tu. 147  Jam zgjuar para se të agojë,* që të të thërras për ndihmë,+se te fjalët e tua i kam varur shpresat.* 148  Sytë më hapen në mes të natës,*që të bluaj në mendje* fjalët e tua.+ 149  Dëgjoje zërin tim për hir të dashurisë sate besnike!+ O Jehova, më mbaj gjallë sipas drejtësisë sate! 150  Ata që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,* më vijnë pranë;ata janë shumë larg ligjit tënd. 151  Por ti je afër meje, o Jehova,+dhe tërë urdhërimet e tua janë të vërteta.+ 152  Shumë kohë më parë mësova se përkujtuesit e tui ke bërë që të mbeten përgjithmonë.+ ר [Resh] 153  Shih sa po vuaj dhe më çliro,+se nuk e kam harruar ligjin tënd. 154  Më mbro* e më çliro;+më mbaj gjallë, siç më premtove.* 155  Shpëtimi është shumë larg të ligjve,sepse ata nuk i kanë shqyrtuar me kujdes rregullat e tua.+ 156  E madhe është mëshira jote, o Jehova!+ Sipas drejtësisë sate, më mbaj në jetë! 157  Përndjekësit dhe kundërshtarët e mi janë të shumtë,+por unë nuk u jam shmangur përkujtuesve të tu. 158  I shoh me neveri tradhtarët,sepse ata nuk i zbatojnë fjalët e tua.+ 159  Shih, sa shumë i dua urdhrat e tu! O Jehova, më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike!+ 160  Esenca e fjalës sate është e vërteta,+dhe çdo vendim i drejtë që jep, është i përjetshëm. ש [Sin] ose [Shin] 161  Princat më përndjekin+ pa shkak,por zemra ime mahnitet nga fjalët e tua.+ 162  Fjalët e tua ma gëzojnë zemrën,+ashtu si gëzon një luftëtar kur gjen plaçkë të madhe. 163  E urrej gënjeshtrën! Është e pështirë për mua!+ Por ligjin tënd e dua shumë!+ 164  Për vendimet e tua të drejta,shtatë herë në ditë të lëvdoj. 165  Ata që e duan ligjin tënd,+gëzojnë paqe të pafund e s’ka gjë që t’i pengojë. 166  O Jehova, unë i kam varur shpresat te dora jote shpëtimtare,dhe i zbatoj urdhërimet e tua! 167  Ua vë veshin përkujtuesve të tu,se janë shumë të shtrenjtë për mua.+ 168  I zbatoj urdhrat dhe përkujtuesit e tu,sepse tërë udhët e mia janë para syve të tu.+ ת [Ta] 169  O Jehova, ardhtë te ti britma ime për ndihmë!+ Ndriçoma mendjen* sipas fjalës që më dhe.+ 170  Ardhtë te ti përgjërimi im! Më shpëto, siç më premtove.* 171  Nga buzët e mia lavde do të vërshojnë,+sepse ti më mëson rregullat e tua! 172  Goja ime thurtë këngë për fjalën tënde,+sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta! 173  Dora jote më ndihmoftë pa vonesë,+sepse unë zgjedh t’u bindem urdhrave të tu!+ 174  Po më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare, o Jehova,dhe ligji yt është i shtrenjtë për mua.+ 175  Më mbaj gjallë që të të lëvdoj!+ Vendimet e tua më ndihmofshin! 176  Jam endur sa andej këtej si dele e humbur.+ Kërkoje shërbëtorin tënd, se nuk i kam harruar urdhërimet e tua.+

Shënime në fund të faqes

Ose «që mbajnë integritetin».
Ose «e pastër; e ndershme».
Ose «Urdhërimet e tua do t’i studioj».
Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «studion».
Fjalë për fjalë «udhën».
Ose «të studioj».
Ose «Shpirti s’më vë».
Ose «të turpërohem».
Një mundësi tjetër «ti më jep zemër».
Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
Ose «Më ndihmo të eci».
Ose «përfitimit».
Ose «fjalën që i dhe».
Një mundësi tjetër «premtimin që ua dhe atyre që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «siç më dhe fjalën».
Ose «se vendimin tënd pres».
Ose «vend të hapur».
Ose «do të studioj».
Ose «premtimin që i bëre».
Ose «për të cilën më le të prisja».
Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «në shtëpinë ku banoj si i huaj».
Ose «kërkoj buzëqeshjen tënde». Fjalë për fjalë «zbut fytyrën tënde».
Ose «siç më dhe fjalën».
Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «mëkatoja pa dashje».
Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Fjalë për fjalë «e pandjeshme si dhjami».
Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «pres fjalën tënde».
Ose «se ti më ke disiplinuar». Shih Fjalorthin.
Ose «siç i dhe fjalën».
Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Një mundësi tjetër «me gënjeshtra!»
Ose «do t’i studioj».
Ose «se fjalën tënde pres».
Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Domethënë, të gjitha veprat e tij krijuese.
Fjalë për fjalë «janë të paana».
Ose «e studioj».
Ose «i studioj».
Fjalë për fjalë «në blatimet vullnetare të gojës sime».
Fjalë për fjalë «E kam prirur zemrën».
Ose «që të shërbejnë me gjysmë zemre».
Ose «unë pres fjalën tënde».
Ose «sipas fjalës që më dhe».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «fjalët».
Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
Ose «urdhër».
Ose «i japin aftësi për të kuptuar».
Fjalë për fjalë «sa gulçoj».
Fjalë për fjalë «sipas vendimit tënd gjyqësor».
Ose «M’i bëj hapat të qëndrueshëm».
Fjalë për fjalë «Më shpengo». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «të rafinuara!»
Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
Ose «në mugëtirën e mëngjesit».
Ose «sepse fjalët e tua pres».
Ose «para ndërresës së rojës së natës».
Ose «të studioj».
Ose «që jepen pas sjelljes së ndyrë».
Ose «Mbroje çështjen time ligjore».
Ose «siç ma dhe fjalën».
Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
Ose «siç më dhe fjalën».