Psalmet 21:1-13

  • Bekime për mbretin që beson te Jehovai

    • Mbretit i jepet jetë e gjatë (4)

    • Armiqtë e Perëndisë do të munden (8-12)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 21  O Jehova, për forcën tënde mbreti gëzon,+për dorën tënde shpëtimtare, sa shumë ngazëllon.+   Ti ia ke plotësuar dëshirat e zemrës,+e lutjet e buzëve të tij nuk i ke shpërfillur. (Selah)   Ti i dole përpara e me bekime e mbulove,me një kurorë ari të kulluar* e kurorëzove.+   Ai të kërkoi jetë, e ti ia dhe,+një jetë të gjatë,* në jetë të jetëve.   Dora jote shpëtimtare i sjell shumë lavdi,+ti e hijeshon me nder e madhështi.   Ti i fal bekimet e tua përgjithnjë,+e falë pranisë* sate e mbush me gëzim.+   Se mbreti ka besim te Jehovai+e kurrë s’do të lëkundet falë dashurisë besnike të më të Lartit.+   Dora jote do t’i gjejë tërë armiqtë e tu,e djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë.   Në kohën e hetimit tënd, si një furrnaltë e zjarrtë do të bëhen. Jehovai do t’i përpijë gjithë zemërim, dhe zjarri do t’i gllabërojë.+ 10  Frytin e barkut të tyre, nga faqja e dheut do ta zhdukësh,pasardhësit e tyre, nga bijtë e njerëzve do t’i heqësh, 11  sepse kanë ndër mend të të bëjnë keq,+kanë thurur plane që nuk do të kenë sukses.+ 12  Por, kur t’i marrësh në shënjestër me harkun tënd,ata do të sprapsen me siguri.+ 13  Ngrihu, o Jehova, trego forcën tënde! Për fuqinë tënde të madhe lavde do të këndojmë.*

Shënime në fund të faqes

Ose «të rafinuar».
Fjalë për fjalë «ditë të gjata».
Fjalë për fjalë «fytyrës».
Fjalë për fjalë «do të të këndojmë e do të të luajmë melodi».