Psalmet 53:1-6

  • Përshkruhen të marrët

    • «S’ka Jehova!» (1)

    • «S’ka asnjë që të bëjë të mirën» (3)

Për mjeshtrin e korit; në stilin mahalath.* Maskil.* Psalm i Davidit. 53  Të marrët* thonë me vete:* «S’ka Jehova!»+ Kokë e këmbë janë zhytur në padrejtësi e ligësie gjë të urryer s’lënë pa bërë;s’ka asnjë që të bëjë të mirën.+   Por Perëndia i vështron nga qielli bijtë e njerëzve+për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+   Të gjithë kanë dalë nga udha,të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi. S’ka asnjë që të bëjë të mirën,jo, as edhe një.+   Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë veç keq?! Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,e Jehovain nuk e kërkojnë.+   Mirëpo një tmerr i madh do t’i pushtojë,një tmerr që kurrë s’e kanë provuar,*sepse Perëndia do t’i shpërndajë gjithandej eshtrat e atyre që të sulmojnë.* Ti o Izrael, do t’i turpërosh, sepse Jehovai i ka hedhur poshtë.   Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+ Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraeli kur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!

Shënime në fund të faqes

Ose «Të pamendët».
Fjalë për fjalë «në zemër».
Një mundësi tjetër «frikë atje ku s’kishte arsye për t’u frikësuar».
Fjalë për fjalë «që ngrenë kampin kundër teje».