Psalmet 81:1-16

  • Nxitje për t’u bindur

    • Mos adhuro perëndi të huaja (9)

    • ‘Ah, sa do të doja të më dëgjonit’ (13)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Psalm i Asafit.+ 81  Këndojini me gëzim Perëndisë, forcës sonë.+ Brohoritni triumfues për Perëndinë e Jakobit.   Nisjani një kënge e merrni dajren,nën tingujt e ëmbël të harpës e të instrumentit me tela.   Bjerini bririt kur të jetë hëna e re,+kur të jetë hëna e plotë, për ditën e festës sonë.+   Se ky është një dekret për Izraelin,një vendim gjyqësor nga Perëndia i Jakobit.+   Ai ia dha Jozefit si përkujtues+ kur u ngrit kundër Egjiptit;+atje dëgjuam një zë, por s’e kuptuam kush foli:*   «Ta hoqa barrën nga shpatullat,+t’i hoqa shportat nga duart.   Ti më thirre kur ishe në pikë të hallit, e unë të çlirova;+nga reja e shtrëngatës,* t’u përgjigja;+tek ujërat e Meribës,* të vura në provë.+ (Selah)   Dëgjo, o populli im, dhe unë do të të këshilloj. Ah, sa do të doja të më dëgjoje, o Izrael!+   Mes teje nuk do të kishte asnjë perëndi tjetër;para një perëndie të huaj, nuk do të përkuleshe.+ 10  Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të nxori nga Egjipti.+ Veç hape gojën, e unë do të të ngop me të mira.+ 11  Por populli im nuk ia vuri veshin zërit tim;Izraeli nuk donte të më nënshtrohej.+ 12  Prandaj i lashë të ndiqnin zemrën e tyre të pabindur,dhe ata ecën sipas kokës së tyre.*+ 13  Ah, sa do të doja që populli im të më dëgjonte!+ Ah, sa do të doja që Izraeli të ecte në udhët e mia!+ 14  Armiqtë e tij do t’i mposhtja sa hap e mbyll sytë;ndaj kundërshtarëve të tij do ta ngrija dorën.+ 15  Ata që e urrejnë Jehovain, do të struken kokulur para tij;fundi i tyre* do të jetë i përjetshëm. 16  Kurse ty,* ai do të të ushqejë me grurin më të mirë,*+me mjaltin që pikon nga shkëmbi,+ do të ta kënaqë shpirtin.»

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «dëgjuam një gjuhë që nuk e kuptuam».
Fjalë për fjalë «nga vendi i fshehtë i bubullimës».
Do të thotë «grindje».
Fjalë për fjalë «këshillave të tyre».
Ose «koha e katastrofës së tyre».
Fjalë për fjalë «atë», pra, popullin e Perëndisë.
Fjalë për fjalë «dhjamin e grurit».