Psalmet 62:1-12

  • Shpëtimi i vërtetë vjen nga Perëndia

    • «Në heshtje pres veç Perëndinë» (1, 5)

    • ‘Perëndisë zbrazja zemrën!’ (8)

    • Njerëzit s’janë veçse avull (9)

    • Mos besoni te pasuria (10)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.* Këngë e Davidit. 62  Në heshtje pres veç Perëndinë,se nga ai më vjen shpëtimi.+   Veç ai është shkëmbi im, shpëtimi im, streha* ime e sigurt,+ndaj s’kam për t’u tronditur aq sa të bie.+   Deri kur, o njerëz, do ta sulmoni për ta vrarë atë që urreni?+ Të gjithë jeni po aq të rrezikshëm sa një mur i pjerrët,sa një mur guri buzë shembjes.*   Të gjithë komplotoni, që ta rrëzoni poshtë;*kënaqësinë e gjeni te gënjeshtra;me gojë bekoni, por thellë në zemër mallkoni.+ (Selah)   Por unë në heshtje pres veç Perëndinë,+sepse ai më mbush plot shpresë.+   Veç ai është shkëmbi im, shpëtimi im, streha ime e sigurt,ndaj s’kam për t’u tronditur kurrë.+   Shpëtimi dhe lavdia ime janë në dorë të Perëndisë. Shkëmbi im i fortë, streha ime, është vetë Perëndia.+   Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull! Atij zbrazja zemrën!+ Streha jonë është vetë Perëndia!+ (Selah)   Bijtë e njerëzve s’janë veçse avull;njerëzit janë veç një ëndërr e zbrazët;+po t’i vësh të gjithë në peshore, janë më të lehtë se ajri.+ 10  Mos mendoni se zhvatja do t’ju nxjerrë në dritë,as mos ushqeni shpresa të kota te grabitja,e në u shtofshin pasuritë tuaja, mos i mbani sytë tek ato.+ 11  Perëndia ka thënë, madje dy herë e kam dëgjuar këtë: forca i përket Perëndisë.+ 12  Edhe dashuria besnike është jotja, o Jehova,+se ti e shpërblen secilin sipas veprave të veta.+

Shënime në fund të faqes

Ose «kalaja».
Një mundësi tjetër «Të gjithë ju po e sulmoni si të ishte një mur i pjerrët, një mur guri buzë shembjes».
Ose «nga pozita e tij e lartësuar».