Psalmet 85:1-13
Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
85 O Jehova, sa mirësi i tregove vendit tënd!+
Ia ktheve Jakobit bijtë që ishin në robëri.+
2 Ia fale fajin popullit tënddhe gjithë mëkatin ia fshive.*+ (Selah)
3 E përmbajte tërë zemërimin tënd të furishëm;zjarrin e zemërimit tënd e fashite.+
4 O Perëndi i shpëtimit tonë, na dhuro sërish pëlqimin tënd!*
Largoje prej nesh zemërimin tënd!+
5 A thua do të vlosh përherë nga zemërimi kundër nesh?+
Brez pas brezi do të jesh i zemëruar?
6 A nuk do të na gjallërosh sërish,që populli yt të gëzojë falë teje?+
7 O Jehova, na mbulo me dashurinë tënde besnike!+
Na siguro shpëtimin që vjen prej teje!
8 Fjalët e Jehovait, Perëndisë së vërtetë, do të dëgjoj,se ai do t’i shpallë paqen popullit të tij,+ besnikëve të tij,nëse nuk bien sërish në grackën e vetëbesimit.+
9 Ai me siguri do t’i shpëtojë ata që e nderojnë thellësisht,*+që në vendin tonë të mbretërojë lavdia.
10 Dashuria* e besnikëria do të takohen bashkë;paqja e drejtësia do të puthen me njëra-tjetrën.+
11 Besnikëria do të mbijë nga dheu,e drejtësia do të shndritë nga qielli.+
12 Po, Jehovai do të na mbulojë me të mira*+dhe toka jonë do të japë plot fryte.+
13 Drejtësia do të ecë para Perëndisë,+e do të hapë një shteg për hapat e tij.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ua mbulove».
^ Ose «na kthe përsëri pranë vetes!»
^ Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «Dashuria besnike».
^ Ose «begati».