Isaia 59:1-21

  • Mëkatet e largojnë Izraelin nga Perëndia (1-8)

  • Rrëfimi i mëkateve (9-15a)

  • Jehovai ndërhyn për të penduarit (15b-21)

59  Dora e Jehovait nuk është aq e shkurtër sa të mos shpëtojë dot,+dhe veshi i tij nuk është aq i pandjeshëm* sa të mos dëgjojë dot.+   Përkundrazi, fajet tuaja ju kanë ndarë nga Perëndia juaj,+prej mëkateve tuaja, ai i ka larguar sytë nga ju,*e ai nuk pranon t’ju dëgjojë,+   sepse duart i keni përlyer me gjak+dhe gishtërinjtë me faj. Buzët tuaja thonë gënjeshtra,+ dhe gjuha juaj pëshpërit padrejtësi.   Asnjë nuk e ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë+dhe asnjë nuk flet në gjyq me vërtetësi. Përkundrazi, besojnë përralla*+ dhe thonë fjalë të kota. Ngjizin telashe dhe pjellin të këqija.+   Ata çelin vezë gjarpri helmuesdhe endin rrjetë merimange.+ Kush i ha vezët e tyre vdes,e nga veza e shtypur del një nepërkë.   Rrjeta e merimangës që endin, nuk do t’u vlejë për veshje,as do të mbulohen me atë që kanë bërë.+ Veprat e tyre janë të këqijae duart i kanë të shkathëta për akte dhune.+   Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes;ata nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm.+ Mendimet i kanë të këqija;në rrugët e tyre ka rrënim e shkatërrim.+   Udhën e paqes nuk e kanë njohur,në shtigjet e tyre nuk ka drejtësi.+ Udhët e veta i shtrembërojnë;kush shkel nëpër to, nuk do të ketë paqe.+   Prandaj drejtësia është larg neshdhe e drejta nuk arrin deri te ne. Presim dritë, por ja, errësirë;presim shkëlqim, por vazhdojmë të ecim në terr.+ 10  Kërkojmë murin me të prekur si të verbrit,kërkojmë si ata që janë pa sy.+ Pengohemi në mesditë sikur të ishte muzgu i mbrëmjes;jemi si të vdekur mes të fortëve. 11  Që të gjithë hungërijmë si arinjdhe gugatim vajtueshëm si pëllumba. Shpresojmë për drejtësi, por drejtësi s’ka;shpresojmë për shpëtim, por ai është shumë larg nesh, 12  sepse rebelimet tona janë të shumta para teje;+çdo mëkat yni dëshmon kundër nesh.+ Mbajmë mbi vete rebelimet tona,dhe fajet i dimë mirë.+ 13  Po, kemi kryer shkelje* dhe kemi mohuar Jehovain;Perëndisë tonë i kemi kthyer shpinën. Kemi folur për shtypje e rebelim;+kemi sajuar* gënjeshtra e kemi pëshpëritur në zemër fjalë të pavërteta.+ 14  Drejtësinë e detyrojmë të sprapset,+e ajo që është e drejtë qëndron larg;+sepse e vërteta* pengohet në shesh,e drejta nuk hyn dot. 15  E vërteta* është zhdukur,+e kushdo që i largohet së keqes, plaçkitet. Jehovai e pa këtë dhe nuk i pëlqeu,*sepse nuk kishte drejtësi.+ 16  Ai pa se nuk kishte asnjë që të ndihmonte,u befasua që asnjë nuk ndërhynte. Prandaj e solli shpëtimin* me krahun e vet,drejtësia e tij e nxiti të vepronte.* 17  Kështu e veshi drejtësinë si thurak*e vuri në kokë helmetën e shpëtimit.*+ Veshi rrobat e hakmarrjes,+zelli e mbështolli si një pelerinë. 18  Ai do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre:+ kundërshtarët me tërbim, armiqtë me shpagim.+ Ishujve do t’ua kthejë siç e meritojnë. 19  Nga perëndimi i diellit do ta nderojnë thellësisht emrin e Jehovait*dhe nga lindja e diellit lavdinë e tij,sepse Jehovai do të vijë si një lumë i rrëmbyeshëm,të cilin e shtyn fryma e tij. 20  «Riblerësi+ do të vijë+ në Siondhe te pasardhësit e Jakobit që heqin dorë nga shkeljet,+​—thotë Jehovai. 21  Kjo është besëlidhja ime me ta,+​—thotë Jehovai. ‘Fryma ime është mbi ty dhe fjalët që të kam vënë në gojë nuk do të hiqen nga goja jote, nga goja e fëmijëve të tu* dhe nga goja e nipërve të tu,* tani e përgjithmonë’,​—thotë Jehovai.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i rënduar».
Fjalë për fjalë «e ka fshehur fytyrën».
Ose «kotësira».
Ose «kemi ngjizur».
Ose «ndershmëria».
Ose «Ndershmëria».
Fjalë për fjalë «dhe ishte diçka e keqe në sytë e tij».
Ose «e solli fitoren».
Ose «e mbështeti».
Ose «parzmore të thurur».
Ose «përkrenaren e fitores».
Fjalë për fjalë «do t’i frikësohen emrit të Jehovait».
Fjalë për fjalë «e farës sate». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e farës së farës sate».