Isaia 38:1-22

  • Hezekia sëmuret dhe shërohet (1-22)

    • Këngë mirënjohjeje (10-20)

38  Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Profeti Isaia,+ biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë, sepse ti nuk do ta marrësh veten, por do të vdesësh.’»+ 2  Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri dhe filloi t’i lutej Jehovait: 3  «Të përgjërohem, o Jehova. Të lutem, kujto+ si të kam shërbyer me besnikëri e të jam kushtuar me gjithë zemër,+ dhe se si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.» E Hezekia ia dha të qarit. 4  Atëherë Jehovai i drejtoi Isaisë këtë fjalë: 5  «Kthehu e thuaji Hezekisë:+ “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘E dëgjova lutjen tënde.+ I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po i shtoj 15 vjet jetës sate.*+ 6  Unë do të të shpëtoj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë, e do ta mbroj këtë qytet.+ 7  Kjo është shenja nga Jehovai për të të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë.+ 8  Ja, unë po bëj që hija mbi shkallët* e Akazit, e cila ka zbritur deri poshtë për shkak të diellit, të kthehet dhjetë shkallë pas.’”»+ Kështu dielli u kthye pas dhjetë shkallë mbi shkallët ku tashmë kishte zbritur. 9  Hezekia, mbreti i Judës shkroi këto fjalë* kur u sëmur dhe u shërua: 10  «Unë thashë: ‘Jeta do të më pritet në mesdhe do të hyj në portat e Varrit.* Pjesa tjetër e viteve të mia do të më hiqet.’ 11  Gjithashtu thashë: “Nuk do ta shoh Jah,* po, Jah, në vendin e të gjallëve.+ Nuk do t’i shikoj më njerëzitkur të jem me banorët e vendit ku gjithçka merr fund. 12  Banesa ime është shkulur dhe më është hequr+si një tendë barinjsh. Jeta ime është mbështjellë si pëlhura e tezgjahistit;ti më këput si fijet e tezgjahut. Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+ 13  Qetësohem deri sa vjen mëngjesi. Si një luan, vazhdon të m’i thyesh kockat. Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+ 14  Vajtoj si dejka dhe si mëllenja;*+si pëllumb vazhdoj të gugat.+ Sytë m’u tretën duke parë lart:+ ‘O Jehova, jam shumë i brengosur,ndaj më qëndro pranë!’*+ 15  Ç’të them?! Ai më ka folur dhe ka vepruar. Me përulësi* do të eci gjatë gjithë viteve të miapër shkak të brengës sime të hidhur.* 16  O Jehova, falë këtyre gjërave* të gjithë mbahen gjallë,falë tyre mbahet gjallë fryma ime. Ti do të më shërosh e do të më mbash gjallë.+ 17  Ja, në vend të paqes, më mbyti hidhërimi,por ti më kishe për zemëre më ruajte nga gropa e shkatërrimit.+ Ti i ke hedhur pas shpine* të gjitha mëkatet e mia.+ 18  Se Varri* s’mund të të përlëvdojë,+as vdekja nuk të lëvdon dot.+ Ata që futen në gropë, nuk mund të shpresojnë te besnikëria jote.+ 19  I gjalli, i gjalli mund të të lëvdojë,ashtu siç bëj unë sot. Një baba mund t’i mësojë bijtë e vet për besnikërinë tënde.+ 20  O Jehova, më shpëto,e ne do të luajmë meloditë e mia në instrumentet me tela+ gjatë gjithë ditëve të jetës sonë në shtëpinë e Jehovait!”»+ 21  Pastaj Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe, vëreni mbi çiban* që mbreti të shërohet.»+ 22  Ndërkohë Hezekia kishte pyetur: «Cila është shenja që unë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «ditëve të tua».
^ Ndoshta këto shkallë përdoreshin për të llogaritur kohën, si një orë diellore.
^ Ose «këtë kompozim».
^ Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Fjalë për fjalë «bëhu siguria ime!»
^ Një mundësi tjetër «krilla».
^ Ose «Ngadalë».
^ Ose «për shkak të shpirtit tim të vrerosur».
^ Domethënë, fjalët dhe veprat e Perëndisë.
^ Ose «i ke hequr nga prania jote».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «mbi të thatin».