Isaia 47:1-15

  • Rënia e Babilonisë (1-15)

    • Demaskohen astrologët (13-15)

47  Zbrit dhe ulu në pluhur,o virgjëreshë e Babilonisë!+ Ulu përtokë ku nuk ka fron,+o bijë e kaldeasve,sepse njerëzit nuk do të të quajnë më kurrë delikate dhe të përkëdhelur.  2  Merr mokrën* dhe bluaj miell. Hiqe vellon. Hiqe fundin, zbuloji këmbët e kalo lumenjtë.  3  Lakuriqësia jote do të zbulohet. Turpi yt do të duket sheshit. Unë do të marr hak+e askush nuk do të më pengojë.*  4  «Ai që na riblen,emri i të cilit është Jehovai i ushtrive,është i Shenjti i Izraelit.»+  5  Ulu në heshtje dhe zhytu në errësirë,o bijë e kaldeasve;+nuk do të të quajnë më Zonja* e Mbretërive.+  6  Unë u indinjova me popullin tim.+ Përdhosa trashëgiminë time+dhe t’i dhashë ty në dorë.+ Por ti nuk pate mëshirë për ta.+ Madje edhe të moshuarve u ngarkove një zgjedhë të rëndë.+  7  Ti the: «Do të jem Zonjë* përgjithmonë.»+ Nuk mendove seriozisht për veprimet e tua;nuk e more parasysh se si do të përfundonte kjo gjë.  8  Tani dëgjo, o ti që jepesh pas qejfeve,+që ulesh e sigurt dhe thua me vete:* «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.+ S’do të bëhem vejushë. S’do ta provoj kurrë humbjen e fëmijëve.»+  9  Por këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas, brenda një dite:+ do të humbësh edhe fëmijët, edhe burrin. Këto do të bien plotësisht mbi ty,+për shkak të* shtrigërive të tua të shumta dhe të yshtjeve të fuqishme.+ 10  Ti besove te ligësia jote. The: «Askush nuk më sheh.» Pikërisht mençuria dhe njohuria jote të çuan në rrugë të gabuar,dhe thua me vete: «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.» 11  Por mbi ty do të vijë shkatërrimidhe asnjë nga magjitë e tua nuk do ta ndalë dot.* Nuk do t’i shmangësh dot vuajtjet që të presin. Mbi ty do të vijë befas një rrënim që kurrë s’ta ka zënë syri.+ 12  Vazhdo, pra, me yshtjet dhe shtrigëritë e tua të shumta,+me të cilat je robtuar që në rini. Ndoshta do të nxjerrësh dobi;ndoshta do t’u kallësh tmerrin njerëzve. 13  Të lodhën këshilltarët e shumtë. Le të ngrihen e të të shpëtojnë, pra,adhuruesit e qiejve,* shikuesit e yjeve,+ata që, kur del hëna e re, bëjnë parashikimepër gjërat që do të të ndodhin. 14  Ja, ata janë si kashtadhe do të digjen në zjarr. Nuk e shpëtojnë dot veten nga fuqia e flakëve. Këto flakë nuk janë si thëngjij për t’u ngrohurdhe as si një zjarr para të cilit mund të ulesh. 15  Kështu do të përfundojnë magjistarët e tu,me të cilët je robtuar që në rini. Ata do të hallakaten, duke ia mbathur secili për hesap të vet.* Nuk do të ketë asnjë që të të shpëtojë.+

Shënimet

^ Një mundësi tjetër «nuk do të pres askënd me dashamirësi».
^ Ose «Mbretëresha».
^ Ose «Mbretëreshë».
^ Fjalë për fjalë «që thua në zemër».
^ Një mundësi tjetër «pavarësisht».
^ Ose «ti nuk do të dish të bësh asnjë magji për ta ndalur».
^ Një mundësi tjetër «ata që ndajnë qiellin; astrologët».
^ Fjalë për fjalë «për në rajonin e vet».