Isaia 45:1-25

  • Kiri miroset për të pushtuar Babiloninë (1-8)

  • Argjila nuk mund të hahet me Poçarin (9-13)

  • Kombet e tjera do ta njohin Izraelin (14-17)

  • Krijimi dhe profecitë tregojnë se Perëndia është i denjë për besim (18-25)

    • Toka u krijua që të banohej (18)

45  Kështu i thotë Jehovai të mirosurit të tij, Kirit,+të cilin e kapi nga dora e djathtë+që të nënshtrojë para tij kombe,+që të çarmatosë mbretër,*që të hapë para tij dyert dykanatëshe,dhe kështu portat të mos mbyllen:  2  «Unë do të eci para teje+dhe do të sheshoj kodrat. Do të copëtoj dyert prej bakridhe do të thyej shulat prej hekuri.+  3  Do të të jap thesaret që ndodhen në errësirëdhe thesaret që ruhen në vende të fshehta,+që ta dish se unë jam Jehovai,Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.+  4  Për hir të Jakobit, shërbëtorit tim, dhe të Izraelit, të zgjedhurit tim,unë të kam thirrur me emër. Të kam dhënë një emër nderi, megjithëse nuk më njihje.  5  Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër. Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi.+ Unë do të të forcoj,* megjithëse nuk më njihje,  6  që nga lindja e diellit deri në perëndimtë gjithë ta dinëse nuk ka tjetër veç meje.+ Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+  7  Unë formoj dritën+ dhe krijoj errësirën,+sjell paqe+ dhe të këqija.+ Unë, Jehovai, i bëj të gjitha këto.  8  Rridhni, o qiej të lartë!+ Nga retë le të derdhet drejtësia. Le të hapet toka e të japë si fryt shpëtimin,e, në të njëjtën kohë, le të mbijë drejtësia.+ Unë, Jehovai, e kam krijuar këtë.»  9  Mjerë ai që hahet* me Bërësin e tij,*sepse është vetëm një copë qeramikemes copave të tjera të hedhura përtokë! A i thotë argjila Poçarit:* «Çfarë po bën?»+ A thotë vepra e bërë: «Ti nuk ke duar.»* 10  Mjerë ai që i thotë një babai: «Ç’ke sjellë në jetë?», dhe një nëne: «Çfarë po lind?»* 11  Kështu thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit,+ Ai që e formoi: «Po më merrni në pyetje për gjërat që do të vijnëe po më urdhëroni çfarë duhet të bëj me bijtë e mi+ dhe veprat e duarve të mia?! 12  Unë e bëra tokën+ dhe krijova njeriun në të.+ Me duart e mia shpalosa qiejt+dhe i jap urdhra tërë ushtrisë së tyre.+ 13  Ngaqë jam i drejtë,+ unë kam nxitur dikëe do t’i bëj të drejta të gjitha udhët e tij. Ky do ta rindërtojë qytetin tim+e do t’i çlirojë të mërguarit e mi,+ pa marrë as shpërblim e as ryshfet»,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 14  Kështu thotë Jehovai: «Fitimet* e Egjiptit, mallrat* e Etiopisë dhe sabeatitët shtatlartëdo të vijnë vetë te ti dhe do të bëhen të tutë. Ata do të ecin pas teje të lidhur me vargonj. Do të vijnë e do të përkulen para teje,+duke të thënë plot nderim: ‘Pa dyshim Perëndia është me ty,+nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër.’» 15  Në të vërtetë ti, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar,+je një Perëndi që s’tregon gjithnjë çfarë bën! 16  Ata do të turpërohen e do të poshtërohen të gjithë;mjeshtrit që bëjnë idhuj, do të ikin të gjithë të turpëruar.+ 17  Por Izraeli do të shpëtojë përgjithmonë falë Jehovait.+ Ju nuk do të turpëroheni dhe as do të poshtëroheni më për gjithë përjetësinë.+ 18  Kështu thotë Jehovai,Krijuesi i qiejve,+ Perëndia i vërtetë,Ai që formoi tokën, që e bëri të patundshme,+që nuk e krijoi pa një qëllim,* por e formoi që të banohej:+ «Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër. 19  Nuk fola në një vend të fshehtë,+ në një vend të errëtdhe as u thashë pasardhësve* të Jakobit: ‘Kot më kërkoni!’ Unë jam Jehovai që flas sipas drejtësisë dhe shpall atë që është e drejtë.+ 20  Mblidhuni dhe ejani. Afrohuni bashkë, ju që ikët nga kombet.+ Ata që mbajnë shëmbëlltyrat e gdhendura nuk dinë asgjëdhe i luten një perëndie që nuk mund t’i shpëtojë.+ 21  Flitni dhe paraqitni çështjen tuaj. Po, konsultohuni* të gjithë së bashku. Kush e paratha këtë kohë më parë? Kush e shpalli që nga e kaluara? A nuk jam unë, Jehovai? Veç meje nuk ka Perëndi tjetër;një Perëndi të drejtë e Shpëtimtar,+ veç meje nuk ka tjetër.+ 22  Kthehuni tek unë dhe shpëtoni,+ të gjithë ju skaje të tokës,sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.+ 23  Jam betuar për veten time;fjala që ka dalë nga goja ime është e vërtetë,e nuk do të kthehet mbrapsht:+ çdo gju do të përkulet para mejedhe çdo gjuhë do të më betohet për besnikëri+ 24  duke thënë: ‘Sigurisht te Jehovai ka drejtësi të vërtetë dhe forcë. Të gjithë ata që zemërohen me të, do t’i dalin para të turpëruar. 25  Për shkak të Jehovait, tërë pasardhësit* e Izraelit do të tregohen të drejtë,+dhe me të do të krenohen.’»

Shënimet

Ose «që të zgjidhë ijët e mbretërve».
Ose «do të të ngjesh ijët».
Ose «debaton».
Ose «me Atë që e formoi».
Ose «Atij që i dha formë».
Një mundësi tjetër «A thotë argjila: ‘Ajo që ke bërë nuk ka doreza.’»
Ose «Për çfarë ke dhembje lindjeje?»
Një mundësi tjetër «Punëtorët».
Një mundësi tjetër «tregtarët».
Një mundësi tjetër «nuk e krijoi që të jetë bosh».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «këshillohuni».
Fjalë për fjalë «fara».