Isaia 40:1-31

  • Ngushëllim për popullin e Perëndisë (1-11)

    • Një zë në shkretëtirë (3-5)

  • Madhështia e Perëndisë (12-31)

    • Kombet janë si një pikë uji në një kovë (15)

    • Perëndia banon mbi «rruzullin e tokës» (22)

    • Të gjithë yjet i thërret me emër (26)

    • Perëndia nuk lodhet kurrë (28)

    • Atyre që shpresojnë te Jehovai, u përtërihen fuqitë (29-31)

40  «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim,​—thotë Perëndia juaj.+  2  Flitini zemrës së* Jerusalemitdhe i thoni se shërbimi i tij i detyruar ka mbaruar,se faji i tij është paguar,+sepse mori nga dora e Jehovait ndëshkim të plotë* për tërë mëkatet e tij.»+  3  Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: «Përgatitni* udhën për Jehovain.+ Bëni për Perëndinë tonë një rrugë të drejtë+ përmes shkretëtirës.+  4  Le të ngrihet çdo luginëdhe le të ulet çdo mal e kodër. Toka me gunga duhet të rrafshohetdhe terreni i thyer të bëhet i rrafshët.+  5  Lavdia e Jehovait do të shpaloset+dhe çdo njeri* do ta shohë,+sepse këtë e tha vetë Jehovai me gojën e tij.»  6  Dëgjo! Dikush thotë: «Thërrit!» Tjetri ia kthen: «Ç’të thërras?» «Çdo njeri* është si bari i gjelbër. Gjithë dashuria e tij besnike është si lulja e fushës.+  7  Bari thahet, lulja vyshket,+sepse mbi to fryn fryma e Jehovait.+ Po, njerëzit janë veçse bar i gjelbër.  8  Bari thahet, lulja vyshket,por fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»+  9  Ngjitu mbi një mal të lartë,o grua që sjell një lajm të mirë për Sionin!+ Bërtit me sa fuqi ke,o grua që sjell një lajm të mirë për Jerusalemin! Bërtit, mos ki frikë. Lajmëroji qytetet e Judës: «Ky është Perëndia juaj!»+ 10  Ja! Zotëria Sovran Jehova do të vijë e do të tregojë fuqinë e tijdhe krahu i vet do të mbretërojë në emër të tij.+ Me vete ka një shpërblimdhe para tij ka një pagë.+ 11  Ai do të kujdeset për* kopenë e tij si një bari.+ Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tije do t’i mbajë në gji. Do t’i prijë me butësi ato që ushqejnë të vegjlit me qumësht.+ 12  Kush ka arritur t’i mbajë ujërat në grushtin e dorës+dhe t’i matë qiejt me pëllëmbë?* Kush e ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë?*+ Kush i ka peshuar malet në kandardhe kodrat në peshore? 13  Kush e ka matur* frymën e Jehovait? Kush mund të jetë këshilltar i tij që ta udhëzojë?+ 14  A është konsultuar* me ndonjë që të fitojë aftësi për të kuptuar? Kush ia mëson shtegun e drejtësisë? Kush i jep njohuri? Kush i tregon si të fitojë vërtet aftësi për të kuptuar?+ 15  Ja, kombet janë si një pikë uji në një kovë,si shtresa e hollë e pluhurit në peshore.+ Ja, ai i ngre ishujt si të ishin pluhur i imët. 16  As Libani nuk mjafton për ta mbajtur zjarrin ndezur,*as kafshët e tij të egra nuk mjaftojnë për një blatim të djegur. 17  Tërë kombet janë asgjë para tij;+për të janë një hiç dhe një kotësi.+ 18  Me kë mund ta përngjasoni Perëndinë?+ Çfarë gjëje i ngjan?+ 19  Artizani derdh një idhull,*metalpunuesi e vesh me ar+dhe bën zinxhirë prej argjendi. 20  Ai zgjedh një dru që ta japë si kontribut,+një dru që nuk kalbet. Pastaj kërkon një artizan të zotinpër të gdhendur një shëmbëlltyrë që s’ka për të lëvizur vendit.+ 21  Nuk e dini, vallë? Nuk e keni dëgjuar? Nuk jua kanë treguar që nga fillimi? Nuk e keni kuptuar që kur u hodhën themelet e tokës?+ 22  Është Dikush që banon mbi rruzullin* e tokës,+banorët e së cilës janë si karkaleca. Ai i shpalos qiejt si një vel të hollëdhe i shtrin si një tendë banimi.+ 23  Ai i katandis në hiç zyrtarët e lartëdhe i kthen në kotësi gjykatësit* e tokës. 24  Ata sapo janë mbjellë,nuk janë futur mirë në tokë,dhe kërcelli i tyre ende nuk ka lëshuar rrënjë mirë. Mjafton t’u frysh, e thahen. Era i merr me vete si të ishin kashtë.+ 25  «Me kë mund të më përngjasoni? Kush është i barabartë me mua?​—thotë i Shenjti. 26  Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra?+ Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë;*Ai i thërret të gjithë me emër.+ Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme* dhe fuqisë së tij të mahnitshme,+nuk mungon asnjë prej tyre. 27  O Jakob, o Izrael, pse thua: ‘Udha ime është e fshehur për Jehovaindhe Perëndia nuk vepron me drejtësi ndaj meje.’+ 28  A nuk e di? Nuk e ke dëgjuar? Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës, është Perëndi i përjetësisë.+ Ai nuk lodhet e nuk rraskapitet kurrë.+ Mençuria e tij* është e pahetueshme.+ 29  Ai u jep forcë të lodhurvedhe fuqi me bollëk të pafuqishmëve.*+ 30  Djemtë do të lodhen e do të rraskapiten,të rinjtë do të pengohen e do të rrëzohen, 31  por ata që shpresojnë te Jehovai, do të rimarrin fuqi. Do të fluturojnë lart si me krahët e shqiponjës,+do të vrapojnë e s’do të rraskapiten,do të ecin e s’do të lodhen.»+

Shënimet

^ Ose «I flitni në mënyrë ngushëlluese».
^ Ose «ndëshkim të dyfishtë».
^ Ose «Hapni».
^ Fjalë për fjalë «mish».
^ Fjalë për fjalë «mish».
^ Ose «do ta kullotë».
^ Distanca nga maja e gishtit të madh deri në majën e gishtit të vogël kur dora është e shtrirë. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «në një enë të vogël».
^ Një mundësi tjetër «e ka kuptuar».
^ Ose «është këshilluar».
^ Ose «nuk mjafton për të siguruar dru për zjarr».
^ Ose «një shtatore të derdhur».
^ Ose «sferën; rrethin».
^ Ose «sundimtarët».
^ Fjalë për fjalë «duke i llogaritur me numër».
^ Ose «energjisë së tij dinamike».
^ Ose «Aftësia e tij për të kuptuar».
^ Ose «atyre pa energji dinamike».