Isaia 64:1-12

  • Vazhdon lutja e pendimit (1-12)

    • Jehovai, «Poçari ynë» (8)

64  Ah, sikur t’i shqyeje qiejt e të zbrisje,që malet të dridheshin prej teje,   siç djeg zjarri shkarpatdhe e bën ujin të vlojë! Atëherë emri yt do të bëhej i njohur për kundërshtarët e tu,kombet do të dridheshin prej teje.   Kur bëre gjëra të mahnitshme që as nuk i shpresonim,+ti zbrite dhe malet u drodhën prej teje.+   Që nga lashtësia asnjë nuk ka dëgjuar, askujt nuk i ka zënë veshie nuk i kanë parë sytë ndonjë Perëndi tjetër veç tejeqë të veprojë në dobi të atyre që plot shpresë* e presin.+   Ti i mirëpret ata që zbatojnë me gëzim drejtësinë,+ata që të kujtojnë e që ndjekin udhët e tua. Ti u indinjove se ne vazhdonim të mëkatonim,+po, mëkatuam për një kohë të gjatë. Pra, a e meritojmë të na shpëtosh?!   Të gjithë jemi bërë si një i papastërdhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si copë e përdorur gjatë menstruacioneve.+ Të gjithë do të fishkemi si gjethedhe fajet tona do të na çojnë larg si era.   Asnjë nuk e lëvdon emrin tënde asnjë nuk nxitet që të kapet pas teje,sepse i ke larguar sytë nga ne+dhe na lë të tretemi nga pesha* e fajit.   Megjithatë ti, o Jehova, je Ati ynë.+ Ne jemi argjila, dhe ti je Poçari ynë;*+që të gjithë jemi vepër e duarve të tua.   Mos u zemëro tepër me ne, o Jehova,+dhe mos e kujto gjithmonë fajin tonë. Të lutemi, na shih, sepse të gjithë ne jemi populli yt. 10  Qytetet e tua të shenjta janë kthyer në shkretëtirë. Sioni është kthyer në shkretëtirë,Jerusalemi në gërmadhë të shkretë.+ 11  Shtëpia* jonë e shenjtë dhe e lavdishme,*në të cilën të lëvduan paraardhësit tanë,është djegur me zjarr.+ Të gjitha gjërat që quanim të çmuara, janë rrënuar. 12  A do të përmbahesh para gjithë kësaj, o Jehova? Vallë, do të rrish në heshtje e do të na lësh të vuajmë kaq shumë?+

Shënime në fund të faqes

Ose «me durim».
Fjalë për fjalë «në dorën».
Ose «ti je Ai që na formoi».
Ose «Tempulli».
Ose «e bukur».