Isaia 26:1-21

  • Këngë për besimin dhe shpëtimin (1-21)

    • Jah Jehovai është Shkëmbi i përjetshëm (4)

    • Banorët e tokës do të mësojnë drejtësinë (9)

    • «Të vdekurit e tu do të jetojnë» (19)

    • Hyr në dhomat ku je më i sigurt dhe fshihu (20)

26  Atë ditë në vendin e Judës+ do të këndohet kjo këngë:+ «Ne kemi një qytet të fortë.+ Shpëtimi që sjell ai,* është mur e ledh* mbrojtës.+  2  Hapni portat+ që të hyjë kombi i drejtë,kombi që është gjithmonë besnik.  3  Ti do t’i ruash ata që mbështeten plotësisht te ti;*do t’u japësh paqe të pafund,+sepse te ti kanë besim.+  4  Kini gjithmonë besim te Jehovai,+sepse Jah* Jehovai është Shkëmbi i përjetshëm.+  5  Ai i ka poshtëruar ata që banonin lart, në qytetin e lartësuar. Ai e poshtëron, e ul deri në tokë;e hedh poshtë në pluhur.  6  Të munduarit e të përvuajturitdo ta shkelin me këmbë.»  7  Shtegu i të drejtit është i drejtë.* Ti do ta sheshosh udhën e të drejtit, sepse je i drejtë.  8  Teksa ecim në shtegun tënd të drejtësisë,ne shpresojmë te ti, o Jehova! E çmojmë si thesar emrin tënd,dëshirojmë me zjarr që ai të kujtohet.*  9  Shpirti im të kërkon natën,po, me zjarr të kërkoj,+sepse kur dekreton vendime për tokën,banorët e saj mësojnë ç’është drejtësia.+ 10  Edhe sikur t’i tregohet mirësi,i ligu nuk do ta mësojë ç’është drejtësia.+ Edhe në vendin e drejtësisë, ai do të veprojë me ligësi+dhe nuk do ta shohë madhështinë e Jehovait.+ 11  O Jehova, dora jote është ngritur kundër tyre, por ata nuk e shohin.+ Ata do të shohin zellin që ke për popullin tënd, e do t’u vijë turp. Po, zjarri i përgatitur për kundërshtarët e tu do t’i përpijë. 12  O Jehova, ti do të na japësh paqe.+ Po, çdo gjë e bëjmë falë forcës që na jep ti. 13  O Jehova, Perëndia ynë, veç teje kemi pasur edhe zotërinj të tjerë mbi kokë,+por vetëm emrin tënd s’e heqim nga goja.+ 14  Ata janë të vdekur, e nuk do të jetojnë më,dergjen të pafuqishëm në vdekje e nuk do të ngrihen më,+sepse ti u ktheve kundër tyre,që t’i shfarosje e të mos u zihej më emri në gojë. 15  Ti e ke shtuar kombin, o Jehova,po, e ke shtuar kombin e i ke sjellë lavdi vetes;+ti i ke zgjeruar shumë kufijtë e vendit.+ 16  O Jehova, kur ishin në hall, të drejtoheshin tye me zë pëshpëritës të luteshin kur i disiplinoje.*+ 17  Si një grua shtatzënë në prag të lindjesqë përpëlitet e thërret nga dhembjet,kështu na ke bërë edhe ne, o Jehova. 18  Kemi mbetur shtatzënë, kemi pasur dhembje lindjeje,por, si të thuash, kemi sjellë në jetë erë. Vendit nuk i sollëm shpëtimdhe askush nuk erdhi në jetë që të banojë atje. 19  «Të vdekurit e tu do të jetojnë. Kufomat e popullit tim* do të çohen.+ Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara,ju që banoni në pluhur,+sepse vesa juaj është si vesa e mëngjesit,* dhe toka do t’i kthejë në jetë* ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje. 20  Shko, populli im, hyr në dhomat e tua të brendshme,aty ku je më i sigurt, dhe mbylli dyert.+ Fshihu veç për një çast derisa të kalojë zemërimi.*+ 21  Se ja, Jehovai po del nga banesa e vet,që t’u kërkojë llogari banorëve të vendit për fajin e tyre. Toka do ta nxjerrë sheshit gjakun e derdhure nuk do t’i mbulojë më të vrarët.»

Shënimet

^ Grumbull gurësh ose dheu pranë një muri, që shërbente si mbrojtje.
^ Ka të ngjarë që «ai» t’i referohet Perëndisë.
^ Një mundësi tjetër «ata që kanë zemër të patundur».
^ «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «i sheshtë».
^ Domethënë, që Perëndia dhe emri i tij të kujtohen, të bëhen të njohur.
^ Fjalë për fjalë «Një kufomë imja».
^ Një mundësi tjetër «vesa e bimëve (e mëllagave)».
^ Ose «do t’i lindë».
^ Ose «dënimi».