Isaia 11:1-16

  • Qeverisja e drejtë e degëzës së Jeseut (1-10)

    • Ujku do të rrijë bashkë me qengjin (6)

    • Njohuria për Jehovain mbush tokën (9)

  • Një mbetje e popullit do të rivendoset (11-16)

11  Nga cungu i Jeseut+ do të dalë një degëz+dhe nga rrënjët e tij një filiz+ që do të japë fryt.  2  Tek ai do të prehet fryma e Jehovait,+fryma e mençurisë+ dhe e aftësisë për të kuptuar,fryma e këshillës dhe e fuqisë,+fryma e njohurisë dhe e nderimit të thellë për Jehovain.*  3  Nderimi i thellë për Jehovain do të jetë kënaqësia e tij.+ Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë,as do të korrigjojë vetëm sipas fjalëve që i bien në vesh.+  4  Do t’i gjykojë të përvuajturit me paanshmëri*dhe do të korrigjojë me ndershmëri,në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi. Ai do ta godasë tokën me thuprën e gojës së tij+e do t’i vrasë të ligjtë me frymën e buzëve.+  5  Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij,dhe besnikëria brezi i ijëve të tij.+  6  Ujku do të rrijë* me qengjin;+leopardi do të shtrihet pranë kecit. Viçi, luani* dhe kafsha e majme do të jenë të gjithë bashkë,*+dhe një djalë i vogël do t’u prijë.  7  Lopa do të kullotë bashkë me arushën;të vegjlit e tyre do të shtrihen pranë e pranë. Luani do të hajë kashtë si demi.+  8  Foshnja e gjirit do të luajë mbi folenë e kobrës,dhe një vogëlush do ta vërë dorën te foleja e gjarprit helmues.  9  Askush nuk do të bëjë asnjë dëm+dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë,+sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë,ashtu si ujërat mbushin detin.+ 10  Atë ditë rrënja e Jeseut+ do të ngrihet si sinjal* për popujt.+ Kombet do t’i drejtohen atij për udhëheqje,*+dhe vendi ku ai banon, do të bëhet i lavdishëm. 11  Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë, që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,* nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+ 12  Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+ 13  Xhelozia e Efraimit do të zhduket,+dhe ata që janë armiqësorë ndaj Judës do të shfarosen. Efraimi nuk do të jetë xheloz për Judën,as Juda nuk do të jetë armiqësore ndaj Efraimit.+ 14  Ata do t’u sulen shpateve të filistinëve në perëndim;së bashku do të plaçkitin popujt e Lindjes. Do të pushtojnë* Edomin+ e Moabin+dhe do t’i nënshtrojnë amonitët.+ 15  Jehovai do ta ndajë* gjirin* e detit të Egjiptit+dhe do t’i tregojë grushtin Lumit.*+ Me një erë* zhuritëse, ai do t’ia godasë* shtatë përrenjtë,dhe do t’i bëjë njerëzit të ecin përmes tij me sandale. 16  Për ata që do të mbeten nga populli i tij,+ do të ketë një rrugë kryesore+ që del nga Asiria,ashtu si kishte një të tillë për Izraelin ditën kur doli nga Egjipti.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «e frikës nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Ose «me drejtësi».
^ Një mundësi tjetër «Viçi dhe luani do të hanë së bashku».
^ Ose «luani i ri me krifë».
^ Ose «do të rrijë përkohësisht».
^ Ose «Kombet do ta kërkojnë».
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Domethënë, Babilonia.
^ Ose «Do ta shtrijnë fuqinë mbi».
^ Një mundësi tjetër «do ta thajë».
^ Fjalë për fjalë «gjuhën».
^ Domethënë, Eufratit.
^ Ose «një frymë».
^ Një mundësi tjetër «do ta ndajë në».