Isaia 27:1-13

  • Jehovai vret leviathanin (1)

  • Këngë për Izraelin që krahasohet me një vresht (2-13)

27  Atë ditë Jehovai, me shpatën e tij të pathyeshme, të madhe e të fortë,+do të ndëshkojë leviathanin,* gjarprin që rrëshqet,po, gjarprin dredha-dredha,dhe do ta vrasë këtë përbindësh deti.  2  Këndojini asaj* atë ditë: «Një vresht me verë shkumëzuese!+  3  Unë, Jehovai, po e ruaj atë+dhe e ujis në çdo çast.+ Unë e ruaj ditë e natë,që askush të mos e dëmtojë.+  4  Nuk jam më i zemëruar me të.+ Nëse dikush më nxjerr ferra dhe barëra të këqija në betejë,unë do t’i shkel dhe do t’ua vë zjarrin të gjithave njëherësh.  5  Prandaj le të kapet fort pas kalasë sime,le të bëjë paqe me mua,po, le të bëjë paqe me mua.»  6  Në ditët që po vijnë, Jakobi do të lëshojë rrënjë,Izraeli do të lulëzojë e do të mbijë,+dhe do ta mbushë vendin me fryte.+  7  A duhet goditur siç bëri ai që e goditi?! A duhet vrarë siç u masakruan të vrarët e tij?!  8  Me një thirrje të frikshme, ti do ta thërrasësh në gjyq këtë komb e do ta përzësh. Ti do ta dëbosh me një erë të stuhishme në ditën e erës lindore.+  9  Kështu do të shlyhet faji i Jakobit,+dhe ky do të jetë rezultati i plotë kur t’i jetë hequr mëkati: ai do t’i bëjë tërë gurët e altarit si pluhur gëlqereje,dhe s’do të mbeten më shtylla të shenjta* e mbajtëse temjani,+ 10  sepse qyteti i fortifikuar do të shkretohet. Kullotat do të lihen e do të braktisen, si të ishin shkretëtirë.+ Atje viçi do të kullotë, do të shtrihete do të hajë degët.+ 11  Kur degëzat t’i thahen,do të vijnë gra që do t’i këputine do t’i përdorin për të ndezur zjarrin. Pa dyshim ky popull s’është i mençur,*+prandaj Bërësi i tij nuk do të ketë mëshirë për të,Ai që e formoi, nuk do të ndiejë keqardhje për të.+ 12  Atë ditë, Jehovai do ta shkundë frytin, që nga rrjedha e Lumit* deri te vadi* i Egjiptit,+ e do t’ju mbledhë njërin pas tjetrit, o popull i Izraelit.+ 13  Atë ditë, një bri i madh do të kumbojë,+ dhe ata që janë duke vdekur në Asiri+ bashkë me të shpërndarët në Egjipt,+ do të vijnë e do të përkulen para Jehovait në malin e shenjtë në Jerusalem.+

Shënimet

Me sa duket i referohet Izraelit, që këtu personifikohet nga një grua dhe krahasohet me një vresht.
Ose «është pa mend».
Domethënë, Eufrati.