Isaia 33:1-24

  • Gjykim dhe shpresë për të drejtin (1-24)

    • Jehovai është Gjykatësi, Ligjdhënësi, dhe Mbreti (22)

    • Asnjë nuk do të thotë: «Jam sëmurë.» (24)

33  Mjerë ti, o shkatërrues, që nuk të kanë shkatërruar;+mjerë ti, o tradhtar, që nuk të kanë tradhtuar! Kur t’i kesh dhënë fund shkatërrimit, do të të shkatërrojnë.+ Kur t’i kesh dhënë fund tradhtisë, do të të tradhtojnë.   O Jehova, ji zemërmirë me ne!+ Te ti i kemi varur shpresat. Bëhu krahu ynë*+ çdo mëngjes,po, shpëtimi ynë në kohë vuajtjesh.+   Me të dëgjuar zhurmën e rrëmujës, popujt ia mbathin. Me t’u ngritur ti, kombet shpërndahen.+   Ashtu si karkalecat e pangopur mbledhin ushqimin,po kështu do të mblidhet edhe plaçka jote;njerëzit do të vërsulen mbi të si mori karkalecash.   Jehovai do të lartësohet,sepse ai banon lart në qiej. Me vendime të drejta e me drejtësi,Ai do ta mbushë Sionin.   Ai i jep siguri jetës sate.* Veprat e shumta të shpëtimit,+ mençuria, njohuria dhe nderimi i thellë për Jehovain,*+janë thesari i tij.*   Ja, heronjtë e tyre ulërasin rrugëve;lajmëtarët e paqes vajtojnë me hidhërim.   Rrugët janë shkretuar;nëpër shtigje s’ka më kalimtarë. Ai* e ka prishur besëlidhjen;i ka përçmuar qytetet;nuk do t’ia dijë për njeri.+   Vendi është në zi* dhe po vyshket. Libani është turpëruar;+ është shkatërruar. Sharoni është bërë si shkretëtirë,Bashani e Karmeli po i rrëzojnë gjethet.+ 10  «Tani do të ndërhyj,​—thotë Jehovai. Tani do të lartësohem;+tani do të madhërohem. 11  Ju ngjizni bar të thatë dhe lindni kashtë. Mendimet tuaja të liga do t’ju përpijnë si zjarri.+ 12  Popujve do t’u ndodhë si ndodh me gëlqeren kur digjet. Si gjemba të prerë, ata do të digjen në zjarr.+ 13  Dëgjoni se ç’do të bëj, o ju që jeni larg! Njiheni fuqinë time, o ju që jeni afër! 14  Në Sion mëkatarët janë të tmerruar;+apostatët i kanë zënë të dridhurat: ‘Kush nga ne mund të banojë atje ku zjarri përpin?!+ Kush nga ne mund të banojë atje ku flakët nuk shuhen kurrë?!’ 15  Ai njeri që ecën gjithnjë me drejtësi,+që thotë gjëra të drejta,+që e hedh poshtë fitimin e pandershëm të nxjerrë me mashtrim,duart e të cilit e refuzojnë ryshfetin në vend që ta pranojnë,+që i mbyll veshët për të mos dëgjuar për gjakderdhjedhe që i mbyll sytë për të mos parë të keqen, 16  ai njeri do të banojë në vende të larta. Streha* e tij e sigurt do të jetë si një fortesë mes shkëmbinjve. Bukën do t’ia sigurojnë,dhe uji s’do t’i mungojë kurrë.»+ 17  Sytë e tu do të shohin një mbret në shkëlqimin e tij;do të shohin një vend të largët. 18  Zemra jote do të kujtojë* kohët e tmerrshme: «Ku është shkruesi? Ku është ai që peshonte haraçin?*+ Ku është ai që numëronte kullat?» 19  Ti nuk do ta shohësh më popullin e pacipë,që e ka gjuhën tepër të vështirë* për t’u kuptuar,një gjuhë të çuditshme që ti s’e kupton.+ 20  Shiko Sionin, qytetin e festave tona!+ Sytë e tu do të shikojnë Jerusalemin si një vend të qetë banimi,një tendë që askush s’do ta lëvizë.+ Kunjat e tendës nuk do t’i shkulin kurrëdhe asnjë nga litarët e saj nuk do t’i këputin. 21  Atje i Madhërishmi, Jehovai,do të na mbrojë ashtu si lumenjtë e kanalet e gjera mbrojnë një vend. Në to nuk do të kalojë asnjë flotë armikedhe asnjë anije madhështore, 22  sepse Jehovai është Gjykatësi ynë,+Jehovai është Ligjdhënësi ynë,+Jehovai është Mbreti ynë;+Ai do të na shpëtojë.+ 23  Litarët e anijeve të armikut do të jenë liruar;nuk do ta mbajnë dot direkun dhe nuk do të hapin dot velën. Në atë kohë do të ndahet një plaçkë e bollshme;madje edhe të çalët do të bëjnë plaçkë të madhe.+ 24  Asnjë banor nuk do të thotë: «Jam sëmurë.»+ Njerëzve që banojnë në vend, do t’u falet faji.+

Shënime në fund të faqes

Ose «forca jonë».
Fjalë për fjalë «ditëve të tua».
Fjalë për fjalë «frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «thesari që jep ai».
I referohet armikut.
Një mundësi tjetër «po thahet».
Ose «Kalaja».
Ose «do të meditojë për».
Fjalë për fjalë «e thellë».