Isaia 50:1-11

  • Mëkatet e Izraelit shkaktojnë probleme (1-3)

  • Shërbëtori i bindur i Jehovait (4-11)

    • Gjuha dhe veshi i të mësuarve (4)

50  Kështu thotë Jehovai: «Ku është certifikata e divorcit+ me të cilën e përzura nënën tuaj? Te cili nga huadhënësit e mi ju shita? Ja, për shkak të fajeve tuaja+ jeni shitur,dhe për shkak të shkeljeve* tuaja nëna juaj është përzënë.+  2  Pse, pra, s’kishte asnjeri kur erdha? Pse s’u përgjigj askush kur thirra?+ Kaq shumë është shkurtuar dora ime, sa nuk mund të shpengojë?* A nuk kam unë fuqi t’ju çliroj?+ Ja, me qortimin tim e thaj detin;+i kthej lumenjtë në shkretëtirë.+ Peshqit e tyre qelben ngaqë nuk ka më ujëe ngordhin nga etja.  3  Unë i vesh qiejt me errësirë+dhe i mbështjell me copë thesi.»  4  Zotëria Sovran Jehova më ka dhënë gjuhën e të mësuarve,*+që të di si t’i përgjigjem* të lodhurit me fjalët e duhura.*+ Ai më zgjon mëngjes për mëngjes;e zgjon veshin tim që të dëgjoj si ata që mësohen.+  5  Zotëria Sovran Jehova ma ka hapur veshin që të kuptoj,e unë nuk u rebelova.+ Nuk shkova në drejtim të kundërt.+  6  E shtrova kurrizin para atyre që më goditnindhe ua dhashë faqet atyre që më shkulnin mjekrën. Nuk ua fsheha fytyrën poshtërimeve dhe të pështyrave.+  7  Por Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë.+ Ja pse nuk do të ndihem i poshtëruar;ja pse e bëra fytyrën si gur stralli,+dhe e di se nuk do të turpërohem.  8  Ai që më shpall të drejtë, është afër. Kush mund të më akuzojë?*+ Le të përballemi me njëri-tjetrin. Kush ka një çështje kundër meje? Le të më afrohet.  9  Ja, Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë. Kush do të më shpallë fajtor?! Të gjithë do të konsumohen si një rrobë;mola do t’i brejë. 10  Kush nga ju e nderon thellësisht Jehovain*dhe e dëgjon zërin e shërbëtorit të tij?+ Kush nga ju ecën në errësirë të dendur pa asnjë dritë? Le të ketë besim në emrin e Jehovait dhe le të mbështetet te Perëndia i vet. 11  «Por të gjithë ju që ndizni një zjarr,duke bërë të dalin shkëndija,ecni në dritën e zjarrit tuajdhe mes shkëndijave që përhapët. Ja çfarë do t’ju vijë nga dora ime: do të lëngoni në shtrat nga dhembje të forta.

Shënimet

^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Fjalë për fjalë «me një fjalë».
^ Një mundësi tjetër «si të forcoj».
^ Ose «një gjuhë të stërvitur mirë».
^ Ose «të hahet me mua?»
^ Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.