Isaia 15:1-9

  • Shpallje kundër Moabit (1-9)

15  Shpallje kundër Moabit.+ Meqë u plaçkit brenda një nate,Ari+ i Moabit mori fund. Meqë u plaçkit brenda një nate,Kiri+ i Moabit mori fund.  2  Është ngjitur në tempull* dhe në Dibon,+në vendet e larta,* që të qajë. Moabi ulërin për Nebon+ dhe për Medebën.+ Tërë kokat janë rruajtur;+ çdo mjekër është hequr.+  3  Nëpër rrugët e tij, njerëzit janë veshur me copë thesi.* Mbi tarraca e nëpër sheshe të gjithë ulërijnëdhe zbresin duke qarë.+  4  Heshboni dhe Elealehu+ thërrasin;zëri u dëgjohet deri në Jahaz.+ Prandaj burrat e armatosur të Moabit vazhdojnë të bërtasin. Ai po dridhet.  5  Zemra ime qan për Moabin. Të arratisurit e tij kanë arritur deri në Zoar+ dhe në Eglath-Shelishijah.+ Të përpjetën e Luhitit e ngjitin duke qarë,rrugës për në Horonaim ulërijnë për katastrofën.+  6  Se ujërat e Nimrimit janë shteruar,bari i njomë është tharë; s’ka më as bar, as gjelbërim.  7  Prandaj i marrin me vete tepricat dhe pasuritë;ata kalojnë matanë luginës* së plepave.  8  Klithma jehon anembanë territorit të Moabit.+ Ulërima arrin deri në Eglaim;ulërima arrin deri në Ber-Elim,  9  sepse ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak. Unë do të sjell mbi Dimonin diçka edhe më të keqe: një luan për ata që ia mbathin nga Moabidhe për ata që do të mbeten në vend.+

Shënimet

^ Ose «në shtëpi».
^ Ose «vadit». Shih Fjalorthin.