Isaia 25:1-12

  • Bekime të bollshme për popullin e Perëndisë (1-12)

    • Gostia e Jehovait me verë të shkëlqyer (6)

    • S’do të ketë më vdekje (8)

25  O Jehova, ti je Perëndia im! Unë të lartësoj dhe e lëvdoj emrin tënd,sepse me besnikëri+ dhe besueshmërike bërë gjëra të mrekullueshme,+të cilat i ke pasur qëllim* që në kohët e hershme.+   Ti ke kthyer një qytet në grumbull gurësh,një qytet të fortifikuar në grumbull rrënojash. Kulla e të huajve s’është më qytet;s’do të rindërtohet më kurrë.   Ja pse një popull i fortë do të të lëvdojë,qyteti i kombeve tiranike do të të frikësohet.+   Se ti je bërë kala për të përvuajturin,kala për të varfrin plot halle,+ strehë për t’u mbrojtur nga shtrëngata,hije për t’u mbrojtur nga nxehtësia.+ Kur tiranët shfryjnë si shtrëngata që përplaset pas murit,   si të nxehtët në një tokë të zhuritur,ti e fashit zhurmën e të huajve. Ashtu si një re fashit të nxehtët,kështu shuhet edhe kënga e tiranëve.   Në këtë mal,+ Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujtnjë gosti me ushqime të zgjedhura,+një gosti me verë të shkëlqyer,*me ushqime të zgjedhura, plot palcë,me verë, po, me verë të filtruar.   Në këtë mal, ai do ta zhdukë* velin që mbështjell të gjithë popujtdhe mbulesën* që është hedhur mbi të gjitha kombet.   Ai do ta përpijë* vdekjen një herë e mirë.+ Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.+ Do të heqë anembanë tokës poshtërimin që i është bërë popullit të tij,sepse këtë e tha vetë Jehovai.   Atë ditë do të thonë: «Ja, ky është Perëndia ynë!+ Tek ai kemi shpresuar,+e ai do të na shpëtojë!+ Ky është Jehovai! Tek ai kemi shpresuar! Të gëzojmë e të ngazëllojmë për shpëtimin që vjen prej tij!»+ 10  Se dora e Jehovait do ta mbrojë* këtë mal,+kurse Moabin do ta shkelin me këmbë,+ashtu si shkelet kashta në një gropë plehu. 11  Ai do ta rrahë me duart e tij,ashtu si rreh ujin një notar kur noton,dhe me lëvizjet e shkathëta të duarve+do t’ia ulë fodullëkun. 12  Qytetin e fortifikuar me muret e larta mbrojtëse,ai do ta rrëzojë;do ta bëjë të prekë tokën, po, pluhurin.

Shënime në fund të faqes

Ose «ke dhënë këshilla».
Ose «verë që është lënë të kullojë».
Fjalë për fjalë «do të përpijë».
Ose «qefinin».
Ose «do ta zhdukë».
Fjalë për fjalë «do të prehet mbi».