Isaia 5:1-30
5 Më lini, ju lutem, t’i këndoj të shtrenjtit tim,atij që kam për zemër, një këngë për vreshtin e tij!+
I shtrenjti im kishte një vresht në anë të një kodre pjellore.
2 Ai e punoi, i hoqi gurët,mbolli rrush të kuq të zgjedhure në mes ndërtoi një kullë;hapi një vend dhe bëri një shtypëse rrushi.+
Shpresonte që të jepte rrush të mirë,por ai dha vetëm rrush të egër.+
3 «E tani, o banorë të Jerusalemit dhe të Judës,gjykoni, ju lutem, mes meje dhe vreshtit tim.+
4 Çfarë tjetër mund t’i kisha bërë vreshtit timqë nuk ia kam bërë tashmë?+
Pse dha vetëm rrush të egërkur unë shpresoja të jepte rrush të mirë?
5 Tani, më lini t’ju tregojse ç’do t’i bëj vreshtit tim:
do t’ia heq gardhine do ta bëjnë shkrumb;+do t’ia shemb murin prej gurie do ta shkelin me këmbë.
6 Unë do ta kthej në një vend të shkretë;+as do të krasitet e as do të prashitet.
Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija,+e unë do t’u jap urdhër reve të mos derdhin shi mbi të.+
7 E pra, vreshti i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit;+banorët e Judës janë plantacioni që kishte për zemër.
Ai shpresonte që të gjykonin me drejtësi,+por ja, kishte padrejtësi;shpresonte për drejtësi,por ja, dëgjohej klithma e të keqtrajtuarve.»+
8 Mjerë ata që i shtojnë shtëpitë+e fushat njëra pas tjetrës,+aq sa zënë gjithë hapësirëne banojnë vetëm ata në vend!
9 Unë e kam dëgjuar Jehovain e ushtrive të betohetse shumë shtëpi, edhe pse luksoze e të bukura,do të bëhen objekt llahtarie,do të mbeten pa asnjë banor.+
10 Katër hektarë* vresht do të japin vetëm një bato* rrush,dhe një homer* farë do të prodhojë vetëm një efë.*+
11 Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të pirë alkool+dhe rrinë vonë në mbrëmje derisa t’i ndezë vera!
12 Në gostitë e tyre kanë harpa, instrumente me tela,dajre, fyej dhe verë,por s’duan t’ia dinë për veprën e Jehovait,e nuk e vënë re atë që bëjnë duart e tij.
13 Ja pse populli im do të shkojë në mërgim,sepse nuk më njeh.+
Të lavdishmit e tij do të jenë të uritur,+njerëzit e tij do të thahen nga etja.
14 Prandaj Varri* është zgjeruar,e ka hapur gojën jashtë mase;+shkëlqimi i Jerusalemit,* turmat e tij të zhurmshme dhe ata që rendin pas ahengjeve,do të zbresin në të.
15 Njeriu do të përkulet,njeriu do të poshtërohet,sytë e fodullëve do të poshtërohen.
16 Jehovai i ushtrive do të lartësohet nëpërmjet gjykimit që do të japë;*Perëndia i vërtetë, i Shenjti,+ do të shenjtërohet me anë të drejtësisë.+
17 Qengjat do të kullotin si në livadhin e tyre;të ardhurit do të ushqehen në vendet e braktisura ku dikur kishte kafshë të majme.
18 Mjerë ata që e tërheqin fajin me litarët e mashtrimit,mëkatin me litarët e karrocës!
19 Mjerë ata që thonë: «Le ta përshpejtojë Ai veprën e tij,të nxitojë ajo që ta shohim.
Le të kryhet qëllimi* i të Shenjtit të Izraelit,që ta marrim vesh!»+
20 Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë,+ata që e quajnë errësirën dritë dhe dritën errësirë,të hidhurën të ëmbël dhe të ëmblën të hidhur!
21 Mjerë ata që u duket vetja të mençure që e mbajnë veten për të matur!+
22 Mjerë ata që janë me nam për të pirë verë,ata që janë të zotë për të përzier pije alkoolike,+
23 ata që e shfajësojnë të ligun për një ryshfet+dhe që ia mohojnë drejtësinë të drejtit!+
24 Prandaj, ashtu si gjuhët e zjarrit e përpijnë kashtëndhe flakët e shkrumbojnë barin e thatë,ashtu do të kalben edhe rrënjët e tyree lulet e tyre do të shpërndahen si pluhuri,sepse hodhën poshtë ligjin* e Jehovait të ushtrive,nuk e respektuan fjalën e të Shenjtit të Izraelit.+
25 Ja pse Jehovai është tej mase i zemëruar me popullin e tijdhe do ta ngrejë dorën kundër tyre e do t’i godasë.+
Malet do të lëkunden,kufomat e tyre do të hidhen si plehra në rrugë.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.
26 Ai ngriti një sinjal* për një komb të largët;+i fishkëlleu që të vijë nga skajet e tokës;+dhe ja, ai po vjen me të shpejtë.+
27 Mes këtij kombi nuk ka asnjë që lodhet a që i merren këmbët.
Askush nuk është i përgjumur dhe askush nuk fle.
Rripat përreth mesit nuk i kanë të zgjidhur,as lidhëset e sandaleve të këputura.
28 Të gjitha shigjetat i kanë mprehur,gjithë harqet i kanë të tendosur;*thundrat e kuajve të tyre duken si gurë stralli,rrotat e karrocave të tyre, si furtunë.+
29 Ulërimat e tyre janë si të luanëve,po, tamam si të luanëve të rinj.*+
Ata do të ulërijnë, do ta mbërthejnë prenë,do ta marrin me vete dhe askush s’do ta shpëtojë.
30 Atë ditë ata do të ulërijnë mbi prenëashtu si ulërin deti.+
Kushdo që do t’ia ngulë sytë vendit,do të shohë një errësirë që të fut trishtimin,madje edhe drita do të errësohet nga retë.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Dhjetë pendë tokë», pra, sipërfaqja e tokës që dhjetë pendë ose dhjetë çifte qesh mund të lërojnë në një ditë.
^ Shih Shtojcën B14.
^ Shih Shtojcën B14.
^ Shih Shtojcën B14.
^ Ose «fisnikët e Jerusalemit».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «nëpërmjet drejtësisë».
^ Ose «vendimi; këshilla».
^ Ose «udhëzimin».
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Ose «janë gati për të gjuajtur».
^ Ose «të luanëve të rinj me krifë».

