Isaia 35:1-10

  • Parajsa do të rivendoset (1-7)

    • Të verbrit do të shohin; të shurdhrit do të dëgjojnë (5)

  • Udha e Shenjtërisë për të shpenguarit (8-10)

35  Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë.+ Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.*+   Me siguri do të lulëzojë,+do të ngazëllojë dhe do të lëshojë britma gëzimi. Do t’i jepet lavdia e Libanit,+shkëlqimi i Karmelit+ dhe i Sharonit.+ Ata do të shohin lavdinë e Jehovait, shkëlqimin e Perëndisë tonë.   Forconi duart e dobëta,bëjini të patundur gjunjët që dridhen.+   U thoni atyre që kanë ankth në zemër: «Jini të fortë! Mos kini frikë! Ja, Perëndia juaj do të vijë për t’u hakmarrë,po, Perëndia do të sjellë ndëshkimin.+ Ai do të vijë dhe do t’ju shpëtojë.»+   Në atë kohë do të hapen sytë e të verbërve+dhe veshët e të shurdhërve.+   I çali do të kërcejë si një dre+dhe gjuha e memecit do të lëshojë britma gëzimi.+ Në shkretëtirë do të vërshojnë ujëratdhe në rrafshinën e shkretë përrenjtë.   Toka e zhuritur do të kthehet në pellg me kallamishte,toka e etur në burime uji.+ Në vendin ku pushonin çakejtë,+do të ketë bar të gjelbër me kallama e papirus.   Do të ketë një rrugë të gjerë,+po, një udhë që quhet Udha e Shenjtërisë. Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të.+ Ajo është vetëm për ata që ecin në të;asnjë i marrë nuk do të hyjë në të.   S’do të ketë asnjë luane në të nuk do të kalojë asnjë egërsirë,po, s’do të gjendet asnjë;+vetëm të riblerët do të ecin atje.+ 10  Të shpenguarit* nga Jehovai do të kthehen+ në Sion me britma gëzimi.+ Gëzimi i pafund do të shndritë si kurorë në kokën e tyre.+ Do të kenë veç gëzim e ngazëllim,kurse hidhërimi e psherëtima do të flaken tej.+

Shënime në fund të faqes

Ose «krokulli; krokusi».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».